Bezati:Konflikti nga besimtarë
të komanduar, ka gisht Greqia

Bezati:Konflikti nga besimtarë<br />të komanduar, ka gisht Greqia
TIRANE - Qetësia mbizotëronte në Përmet, një ditë pas trazirave. Besimtarët ortodoksë ishin larguar, ndërsa punonjësit e policisë private “Aulona” kishin rimarrë në kontroll objektin e “dorëzuar”.

Pallati i Kulturës “Naim Frashëri” është bërë prej një dekade sebep i konfliktit midis Kishës Ortodokse dhe Bashkisë së Përmetit. Të dyja palët kërkojnë pronësinë. Kisha thotë se objekti i takon asaj, ndërsa pushteti vendor pohon të kundërtën. Për të zgjidhur keqkuptimin, të dyja palët iu drejtuan gjyqësorit. Drejtësia foli. Gjykata Kushtetuese “vulosi” gjithçka në vitin 2002. Kisha humbi.

Afro 11 vite më pas rinisi beteja. Godina dykatëshe, dikur krenaria e përmetarëve, sot është bërë pallat sherri. Prej tre ditës, klerikët dhe besimtarët ortodoksë nuk lanë “gurë” pa lëvizur. Shkishërimet, mallkimet, grushtat dhe shkelmat ishin pafund. Një ditë kishë, një ditë polici. Të dy humbës dhe fitues. 

“Gallatë fare”, më thotë Arjan Xhani, gazetar lokal. Kulmi arriti në 19 gusht. Rreth orës 11:00, palët u përfshin në konflikt masiv. Klerikët dhe besimtarët përmetarë, të mbështetur nga Gjirokastra dhe Saranda, shqyen llamarinat, hodhën përtej tullat, thyen barrikadat e policisë private dhe sa hap e mbyll sytë e gjetën veten brenda ambjenteve. “Situata doli nga kontrolli. Mund të kishte viktima. Policia e Shteti ndërhyri për të shpëtuar kokat policisë private, ndërsa besimtarët bën çfarë deshën”, tregon Xhani.

“As në 1997 nuk kam parë një ngjarje të tillë”, vijon ai. Arjani tregon shkurtimisht se revolta e ortodokësve u qetësua pas orës 15:00. Besimtarët u larguan një nga një. “Godina e sherrit” u morr në kontroll nga policia private në orët ekstreme të mëngjesit ditës së martë. “Sot besimtarët ishin bërë si “pula”, nuk e di çfarë ka ndodhur”, thotë Xhani me habi. Kastriot Bezati, historian, sot ndihet krenar për atë çfarë ka bërë. I shoqëruar me tre miq, ai po shëtiste i qetë përpara Pallatit të Kulturës.

Kur nisi konflikti, Bezati ishte drejtor i kulturës pranë Bashkisë së Përmetit, sot është pensionist.
“Ndihem jashtëzakonisht i lehtësuar, nis rrëfimin Bezati, që më në fund drejtësia zuri vend”. 
“Më duket sikur e drejta është pranë meje, po bisedojmë dhe po shtrëngojmë duart, duke më uruar “Ta gëzojmë pallatin e kulturës”, shprehet Bezati, ndërsa shton se nuk është gëzuar për ngjarjen e një dite me parë.
“Konfliktin e realizuan disa besimtarë të komanduar. Ata ishin nga të gjitha trevat jugore. Mendoj se Greqia ka gisht. Ata ende nuk e kanë hequr ligjin e luftës”, thekson Bezati.

Për të, Pallati i Kulturës është çështje e mbyllur prej 11 vitesh. 
“Në Përmet ekzistojnë shumë besime. Harmonia fetare është e shkëlqyer. Qyteti e do kulturën dhe kultura Përmetin”, nënvizon Bezati. Më tej, ish drejtori i kulturës, thotë se besimtarët i respekton, qofshin këta katolikë apo muslimanë. “U vura në mbrojtje të pallatit të kulturës, sepse e di historinë se si është ngritur ai. Objekti nuk është ngritur mbi themelet e kishës siç pretendojnë priftërinjtë”, specifikon Bezati, i cili ndihet krenar që është shkishëruar nga Kisha Ortodokse.

“Jam i qetë në ndërgjegjen time. Mua nuk më ka shkishëruar Kisha Autoqefale Shqiptare, por Kisha Ortodokse Greke. Asnjëherë nuk jam përulur nga kërcënimet, apo nga paraja. Unë e dua këtë komb, sepse jam idealist. Pallati i Kulturës i përket këtij komuniteti, qytetarëve të Përmetit, muslimanë, orthodoks apo bektashi qofshin ata”, përfundon rrëfimin Bezati.
Gilberto Jaçe, kryebashkiaku i Përmetit, ishte shpresa e vetme e zgjidhjes së konfliktit disa ditorë.  Gjatë “trazirave” ai nuk u ndodh në krye të detyrës, ishte “arratisur” drejt Italisë për arsyje pune.

Jaçe thotë se gjatë qëndrimit përtej detit Adriatik, ai u informua nga media. “Bashkia e Përmetit është përgjegjëse për pronën publike, është përgjegjëse dhe për mbarëvajtjen e jetës në qytet. Qëllimi jonë është zbatimi i ligjit dhe nuk ka zgjidhje të tjera përveç ligjit”, shprehet Jaçe.
Sipas tij, Përmeti ka nevojë për një hapësirë kulturore, sigurisht edhe për komunitetet fetare.

“Dhuna nuk është dialog. Përmeti është qytet që mund t’i zgjidh problemet me mirëkuptim. Objekti është pronë e pushtetit vendor dhe askush nuk ka të drejtë ta tjetërsoj”, shprehet Jaçe.
Deklarata e kryebashkiakut të Përmetit nuk është pritur mirë nga besimtarët ortodoksë që qëndronin përpara Pallatit të Kulturës. Një punëtor i bashkisë nisi të izolojë dritaret e godinës me tulla, ndërsa klerikët dhe besimtarët e paktë nisën të shpërndahen.

E përlotur, besimtarja Elefteria K., thotë se kurrë në jetën e saj nuk ka përjetuar një trishtim si sot.
“Të gjithë mëkatarët do të përgjigjen një ditë përpara Zotit”, shprehet Elefteria dhe fshin lotët.
Elefteria nuk e beson se Pallati i Kulturës do të ketë tashmë një “pronar” të ri.
“Prej 10 vitesh jam falur pranë këtij objekti. Këtu kam pagëzuar dy fëmijët e mi. Zoti të ketë mëshirë për mëkatarët”, thotë Elefteria.
 
HISTORIKU
Pallati i Kulturës “Naim Frashëri” ka pushuar së funksionuari në vitin 1997, falë një vendimi të Komisionit të Pronave të rrethit të Përmetit. Objekti dykatësh u ndërtua 51 vjet më parë, në vitin 1962.  Pas Luftës së Dytë Botërore, në truallin ku është ngritur Pallati i Kulturës dhe lulishtja e qytetit, jetonin në baraka 30 familje. Në vitin 1958 u shpërngulën, pasi sistemi komunist hartoi një plan rregullues. Në nëntor të vitit 1962 u inaugurua lulishtja e qytetit sëbashku me Pallatin e Kulturës.

Gjykata Kushtetuese në vitin 2002 ka vendosur në favor të pushtetit vendor, por prej 11 vitesh ky objekt u mbajt forcërisht nga Kisha Ortodokse. Pallati i Kulturës, me sipërfaqe 6000 metra katrorë, figuron me nr. pasurie 16/9, ndërsa Zyra e Përmbarimit ka tentuar 15 herë të ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por asnjëherë nuk është realizuar.

Kisha e permetit
(Në foto: Pallati i Kulturës Përmet)

kisha e permetit
(Në foto: Një punëtor duke izoluar godinën e Pallatit të Kulturës në Përmet)

Kisha e permetit
(Në foto: besimtarët Ortodoksë në Parmet)

LEXONI ME TEPER 
Policia private rimorri dje Pallatin e Kulturës
VIDEO/Muroset Pallati i Kultures/FOTO
At Nikolla Marku:Pas ngjarjeve,Janullatos e "Agimi i Artë"
Kryebashkiaku i Përmetit: Zbatojmë vendimin e gjykatës
Përmet, Mane:Secili të marrë përgjegjësi për zgjidhje
MP të Jashtme: Athina të analizojë faktet me gjakftohtësi
Nënkryetari i bashkisë: U zbatua ligji, situata normale
SONDAZHI/ Jeni dakord me besimtarët ortodoksë
Kisha Ortodokse: Pallati i Kultures eshte i yni
MPJ greke, notë proteste ambasadorit tonë në Athinë
Besimtarët e priftërinjtë pushtuan kishën/VIDEO/FOTO
Janullatos: Na kujton vitin 1967/VIDEO
Greqia merr hak, radha 2 km në Kakavijë 
Berisha: Athina, ndërhyrje absurde
"Agimi i Artë": Deportim shqiptarëve

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e jashtëm të BE-së zhvendosin takimin në Bruksel në shenjë pakënaqësie ndaj kryeministrit Orban

Ministrat e jashtëm të BE-së zhvendosin takimin në Bruksel në shenjë pakënaqësie ndaj kryeministrit Orban