Bezhani: Firma e ndërtimit po dëmton
pallatin e sportit

Bezhani: Firma e ndërtimit po dëmton<br />pallatin e sportit
Ndërtimi i kësaj rruge sakrifikoi një lulishte e cila më parë ishte në pronësinë e pallatit të sportit, ndërsa përveç lulishtes firma e kontraktuar nga bashkia kërkon të shembë edhe pjesë prej betoni që është bashkangjitur me godinën e pallatit të sportit "Asllan Rusi" në Tiranë.

Sipas drejtorit të këtij institucioni, Viron Bezhani, punëtoret e firmës së ndërtimit gjatë natës kanë ushtuar dhunë ndaj rojes së insitucionit që ai drejton dhe nuk kanë paraqitur asnjë llojë dokumenti për të bërë këtë ndërhyrje, ndërsa thekson se kjo mund të rrezikojë shembejn e gjithë godinës.
 
Eshtë një rast i paprecendetë, mbrëmë punëtorët e firmës së ndërtimit dhunuan rojen e institucionit që unë drejtoj.
Këta, rrugën e bënë mbi lulishtën që ishte në pronë të pallatit të sportit, ndërsa tani duan të shëmbin edhe një pjesë betoni të ndërtesës.

Kjo gjë rrezikon seriozisht shëmbjen e godinës, unë ju kërkoj atyre lejen e bashkisë dhe ata nuk paraqesin asnjë dokument zyrtar.
Kjo është e papranueshme dhe instancat përkatëse duhet të marrin masa sa më shpejtë për këtë gjë.

Redaksia Online
(e.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca