Bezhani pas akuzave të Caljes:Bursa
i ka kaluar Federatës së Peshngritjes

Bezhani pas akuzave të Caljes:Bursa<br />i ka kaluar Federatës së Peshngritjes
Pas akuzave të peshngritsit Briken Calja, ku deklaronte se nuk ka marrë marrë mbështjetje financiare për të mundësuar perfomancën e tij në Rio 2016, ka reaguar në një lidhje telefonike për Report Tv, Viron Bezhani, Kreu i Komitetit Olimpik.

 Bezhani është shprehur se bursa financiare i është dhënë Federatës së Peshngritjes, ku ajo vendos se kush do ta përfitojë atë.

‘’Bursa i është dhënë Federatës ssë Peshngritjes, më pas ajo vendos se kush do e përfitojë atë. Por nuk është e rëndësishme të merremi me këtë gjë në këto momente’’, ka deklaruar Bezhani.

Kreu i Komitetit është shprehur gjithashtu se pritshmëritë më të mëdha që kanë nga ky kompeticion janë për peshngritësin Briken Calja dhe atleten Luiza Gega.
 
‘’Për të qenë realistë ne kemi pritshmëritë tona për peshngritsin Briken Calja dhe atleten Luiza Gega. Sigurisht që edhe për sportistët e tjerë do të japin maksimumin ku shpresoj të sjellin një rezultat pozitiv’’, ka përfunduar Bezhani. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk