Është shoqëruar me debate mbledhja e kësaj pasditeje në Komisionin Qendror në Zgjedhje, ku Klement Zguri në moment të fundit ka kërkuar hapjen e kutive të votimit, për të numëruar edhe një herë votat për të nxjerrë shifra të sakta të pjesëmarrjes. Kjo kërkesë u quajt nga nënkryetari Denar Biba si një mënyrë për të hedhur në erë procesin zgjedhor të 30 qershorit. Në nisje të mbledhjes Zguri paraqiti para anëtarëve një propozim tjetër, por në moment të fundit, Biba tha se kryetari ndryshoi propozimin pasi i erdhi një mesazh nga Gazmend Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i PD-së.
Zguri: Të nisë hetimi adminsitrativ duke kërkuar procesverbalet e mbylljes së qendrave të votimit dhe listat për cdo zonë zgjedhore, në gjithë Shqipërinë.
Biba: Gjithë Shqipëria të numërohet në KQZ?
Zguri: Jo të numërohen, të kontrollohen të gjithë procesverbalet dhe listat
Biba: Ky nuk ishte propozimi i hedhur në erë, kjo është hedhje në erë e gjithë procesit zgjedhor.
Zguri: Ti nuk hidhesh në erë, mos u bëj merak
Biba: Mua s'ka perëndi të më hedhë në erë jo më ti.
Zguri: Po kush e vë në dyshim
Biba: Po të fala Gazment Bardhit.
Zguri: Kush është dakord me propozimin tim për të hapur kutitë e votimit dhe për të marrë procesverbalet dhe listat për të verifikuar sa është numri i atyre që kanë votuar?
Anëtarët: Jo, nuk ishte kjo kërkesa, hapja e kutive është tjetër gjë.
Biba: Për të bërë hetim po, për të hedhur zgjedhjet në erë, të fala Gazit. Hetim adminsitrativ në lidhje me sjelljet që ka bërë KQZ. Përmendët disa shifra që sipas jush kanë cënuar besimin e popullit. Në bindjen time, populli e di shumë mirë se çfarë ka ndodhur, edhe ata që shkuan në plazh e dinë fare mirë.
Zguri: Pse trembesh?
Biba: Më fal jemi në të njëjtën anë. Unë kam ngritur dorën bashkë me ju (për votë pro) por është tjetër gjë të hetosh pjesëmarrjen dhe tjetër të hapësh të gjitha kutitë. Këto zgjedhje nuk do mbarojnë kurrë nëse do të hapen të gjitha kutit, atë që kanë bërë 90 KZAZ dhe 5489 QV
Biba: Nuk e keni dashur kurrë këtë proces, e keni thënë që në fillim. Ti duhet ta tregosh, vazhdo shpalose deri në fund. Ti nuk doje këtë proces dhe nuk e do në as në këtë moment. Në këtë pikë cfarë do të bësh? Cdo gjë për ta sabotuar. Gjykojë në moral Klement nuk ka lidhje me nenet, nenet t'i gjen Gaz Bardhi ty. Ti në fillim këtë doje, këtë që dua edhe unë, por të erdhi një mesazh edhe ndryshove qëndrim.
Zguri: Nuk më bezdis fare, me kalimin e kohës nuk më krijon asnjë lloj gudulisje
Skënderi- Ruani etikën
Zguri: Kush e prishi etikën pse më drejtohesh mua. Unë mundohem të flas ju futeni tek fjala ime
Biba: Unë jam dakord të bëhet një hetim i brendshëm administrativ, ai që realisht nisët ju para se t'ju vinte ajo SMS-ja. Të bëhet hetim në lidhje me cdo lloj sjellje brenda KQZ, të rojës së derës që mund të ketë vënë në pikëpyetje besueshmërinë në zgjedhje, por të hapni ju gjithë kutitë, nuk ju mbështes dot.
Lajmi kryesor: