Biberaj: Do dalim dinjitozë nga
zgjedhjet, që do t'i fitojë opozita

Biberaj: Do dalim dinjitozë nga <br />zgjedhjet, që do t'i fitojë opozita
TIRANË - FRD-ja është mëse e qartë se edhe duke dalë e vetme në zgjedhjet, të cilat do t’i fitojë opozita, ajo do të përfaqësohet denjësisht. Nënkryetari i FRD-së, Aleksandër Biberaj, i ftuan në studion e “A1Report!”, foli për situatën politike, të krijuar së fundmi në Shqipëri.

I pyetur për daljen e vetme në zgjedhje të FRD-së, Biberaj tha: “Vendimi ynë i djeshëm shkon sinkron me aktivitetin e FRD-së. Ne kemi pasur një qëndrim konstant që bazohet në vlerat. Ne nuk bëjmë koalicion me PD-në, me PS-në dhe LSI-në. Me PD-në na ndajnë shumë elementë, me LSI-në na ndan filozofia, se jemi parti e qëndrës së djathtë. Kështu që vendosëm të garojmë të vetëm në zgjedhjet; të vetëm përsa i përket logos, se realisht ne jemi bashkë me qytetarët shqiptarë

Pyetjes se “pas këtyre deklaratave dhe ndasive, a e prisnit një ftesë të PD-së”, Biberaj iu përgjigj: “Duhet të kemi parasysh që ne kemi bërë një ndarje të lidershipit të PD-së me bazën. Lidershipi nuk përfaqëson interesat e së djathtës; se ka realizuar jo koalicone, por marrëveshje tregtare si ajo me LSI-në, me Lufter Xhuvelin, me Hysni Milloshin etj. Janë disa lëvizje matematikore, që nuk pasqyrojnë vlera dhe ne i kemi kritikuar. Po të shohim dhe mënyrën si erdhi ftesa, në një model të vjetër, gojor, mbetet një mision fisnik largimi i lidershipit aktual, që vjen nga një e kaluar tepër e errët komuniste. Ftesë zyrtare nuk erdhi, sepse edhe ne do të jepnim përgjigje zyrtare. Por, ashtu si erdhi, na nxori tek vendimi që nuk do bëjmë koalicion me të.

Mënyrën se si i sheh, FRD-ja, koalicionet para zgjedhore, nënkryetari i Frymës e përcaktoi kështu: “Eshtë vetë Kodi Elektoral, që nuk krijon shumë hapësira për partitë e reja që përbëjnë pjesën e dytë apo të tretë të politikës shqiptare. Duket se janë koalicione ku ka më shumë përfaqësi e majta se e djathta, që në kaq vite, është dekompozuar. Duket që ka shumë parti kryetarësh, kështu që ato nuk sjellin risi në politikën shqiptare. LSI u kthye në orgjinë, por jo pa kosto për PS-në, sepse bashkë me PD-në u bë simbol i korrupsionit. Kështu që janë dy blloqe politike që ne i kemi kundërshtarë ndaj do të garojmë të vetëm.
Nuk ndihemi të frikësuar nga kjo, sepse ne kemi një parim që regjime të tilla përmbysen me rregullat e tyre. Po të shihet Kodi Zgjedhor, përbërja e KQZ ka vetëm PS e PD, sistem bipolar që i ka kushtuar shumë Shqipërisë. Natyrisht që përgjegjësi ka mazhoranca, po edhe opozita ka të vetën. Ne kemi një kryeministër që ka okuptuar gjithçka, që kontrollon gjithçka, një parti të zhytur në korrupsion, kemi një Kryeministër monark që është bërë ashtu i ndihmuar nga lideri i PS me ndihmën e ndryshimeve kushtetuese të vititi 2008”.

Lidhur me shkarkimin e komisionerit të LSI-së, Biberaj deklaroi se “ai nuk duhej të shkarkohej sepse në momentin që ndërtohet një institucion, nuk ka rëndësi nga vijnë propozimet, se ai krijon një pavarësi që nuk mundet të ndryshojnë sa herë ndryshojë mazhorancat. Për shembull, Presidenti është zgjedhur me 71 vota dhe ka qënë eksponent i PD-së. Pas zgjedhjeve, kur dihet që mazhoranca do jetë opozita e sotme, mund të kërkojë që President të mos jetë Nishani dh të njëjtën gjë edhe për instticuonet e tjera. Nuk funksionon kështu. Shkarkimi i Muhos ka qënë antikushtetues dhe antilgjor.

Sa për maxhorancë, ne sot nuk kemi por kemi tre mercenarë, që janë shpërblyer në tërë kompleksitetin e kësaj fjale. Kryeministri është i rënë dhe nuk ka shans të fitojë zgjedhjet, sepse si ka më votat. Shqipëria nuk është më ajo e e ‘97 – ’98-ës. Jemi vend në NATO dhe i monitoruar. Por, Kryeministri I ka filluar përpjekjet e manipulimit të listave duke pajisur me pasaporta dhe karta identiteti qytetarë jot ë Shqipërisë.  Deri më sot, zgjedhje ai ka fituar vetëm në 22 mars; pjesa tjetër është manipulim politik dhe makinacione. Në 23 Qershor ne do ndahemi nga një ish-komuniste dhe ish-bashkëpunëtor I Sigurimit të Shtetit.

Përsa i përket shqetësimit të ambasadorit Arvizu, ai është i përbashkët. Duhet të kemi parasysh se SHBA dhe BE janë aleati ynë kryesor dhe Kryeministri, për karrigen e tij, është gati ta djegë Shqipërinë sa herë i nevojitet. Vlerësoj dhe çmoj shqetësimin e ambasadorit Arvizu, shqetësim që ka të bëjë me fatet e demokracisë. Me këtë KQZ nuk shkohet nëazgjedhje, s'mund të shkojmë në to me katër partizanë të partisë në pushtet. Mendoj se gjithçka duhet të ribëhet nga e para dhe konsensusi të reflektohet në të gjitha nivelet. Kjo është e mundur nëse Kryeministri ngrihet në nivelin që i takon. Deri më sot ai s'ka realizuar asgjë. Ku është me punësimin, me mirëqënien? Ne vazhdojmë të jemi vendi më i varfër në Europë. Në terren shohim se ç'nivel ka Shqipëria. Situata ekonomike është në një nivel katastforik, papunësia rritet akoma dhe ai vazhdon të premtojë se do hapë vende pune. 23 vjet ishte në socialisëm, 22 tani, pra, do të rrijë edhe 50 vjet të tjera në pushtet.

Programi I FRD-së është realist, mbi burimet reale që ka Shqipëria. Është i prekshëm dhe nuk ka karakter propagandistik. Fakti që palët kanë deklaruar se do të njohin rezultatin e zgjedhjeve, kjo mund të jetë e mundur; dëshiroj të jetë e mundur, aq më shumë që projeksionet e rezultatit dihen: Koalicioni i djathtë do pësojë një humbje të thellë, opozita do t'i fitojë zgjedhjet, ne do përpiqemi të japim kontributin tonë. Shpresojmë që të jemi faktor në zgjedhjet, po jam i bindur se do kemi rezultat të mirë.

Përsa i përket hartimi të listave, ato  kanë shumë probleme; 450 mijë votues akoma s'e dinë ku do votojnë. Ka dhe informacione të klasifikuara se qeveria po pajis me pasaporta qytetarë jo të Shqipërisë. Por, ka ikur koha e këtij Kryeministri; çfarëdlloj makinacioni të bëjë, s'ka matematikë ta lërë atë në post. Ai ka 23 vjet që premton se ja kalojmë Gjermanisë etj."- përfundoi Biberaj.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani