Biberaj: FRD nuk u ftua, Sali
Berisha ndryshoi protokollin

Biberaj: FRD nuk u ftua, Sali <br />Berisha ndryshoi protokollin
Aleksandër Biberaj, një prej nismëtarëve të Frymës së Re Demokratike, ka komentuar ceremoninë e së martës, ku zyrtarisht u ndryshuan Presidentët. Biberaj në studion e A1Report, me gazetaren Ola Bruko, bëri me dije dje se Fryma e Re Demokratike nuk ka pasur ftesë zyrtare për të qenë e pranishme në ceremoninë e zhvilluar në Presidencë, përveç zotit Oketa, i cili gëzon mandatin e deputetit. "Mungesa e ftesës ka të bëjë me statusin, por si forcë politike, si FRD, ne nuk kemi pasur ftesë zyrtare", është shprehur Biberaj. Por sipas tij, kjo ceremoni nuk do të lërë gjurmë. "Nuk ma merr mendja se ka lënë ndonjë gjurmë. Unë do i uroj presidentit Nishani suksese. Ai duhet të përfaqësojë unitetin e kombit". I pyetur në lidhje me ndryshimet në protokollin e shtetit, pak ditë përpara se të ndryshohej presidenca, Biberaj e vlerësoi si të turpshme. "Është një turp kombëtar ai që i është bërë protokollit. Përgjegjësia bie mbi kryeministrin, ai nuk njeh dhe nuk respekton protokollin e shtetit. Këto janë gjëra anormale që ndodhin në Shqipërinë e vitit 2012. Por sigurisht që do të kemi raste për të diskutuar", është shprehur Biberaj, duke shtuar se këto janë formulat dhe modelet e kryeministrit Berisha. Sipas tij, ky i fundit e ndjen frikën e Frymës së Re Demokratike. "Ky është modeli i kryeministrit. Berisha e ndjen frikën përballë forcës më të re demokrtaike", tha Biberaj. Ndërsa në lidhje me darkën që Topi realizoi me miqtë e tij, nismëtari Biberaj ka pohuar se gjatë festës ka pasur një komunikim jo vetëm për partinë e re, por edhe postin e Presidentit në pesë vite, por edhe ceremoninë e të martës. Më tej, gjatë një interviste me gazetaren Ola Bruko, Biberaj tha se Bamir Topi do të jetë zyrtarisht në partinë më të re në muajin shtator. Ndërsa në lidhje me procesin për heqjen e imunitetit, Biberaj e ka quajtur një lojë mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit