Biberaj: Partia e Topit, 40 %
të votave nga PD, ja selia

Biberaj: Partia e Topit, 40 %<br />të votave nga PD, ja selia
TIRANE- Grupi i drejtuesve të partisë së re e cila për momentin quhet partia e Topit po vijon takimet me intensitet në të gjithë vendin, por sidomos janë shtuar kontaktet me qytetarët në Tiranë. Njëri ndër drejtuesit kryesore të saj, ish-zv.presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe ish-themeluesi i PD, Aleksandër Biberaj bën me dije se këto ditë, sëbashku me drejtuesin tjetër të kësaj partie që pritet të krijohet së shpejti, deputetin e larguar nga PD, ish-zv.kryeministrin Gazmend Oketa kanë zhvilluar disa takime në qytetin e Tiranës këto ditë, ku kanë parë nga afër mbështetjen e madhe për këtë lëvizje të re dhe padurimin për të marrë pjesë në themelimin e saj.

"Do të jetë një parti e të gjithë shqiptarëve, e rinisë, intelektualëve, burrave dhe grave që nuk janë përzier në afera dhe korrupsion. Një parti e cila do të respektojë dhe do të zgjidhë problemin për ish-të përndjekurit politikë, ish-pronarët, marrëdhëniet e biznesit me shtetin, do reformojë drejtësinë, arsimin, shëndetësinë dhe shërbimet në këtë vend, duke u rikthyer qytetarëve shqiptarë dinjitetin", ka qënë deklarata e djeshme Biberajt. Duke folur për ngritjen e strukturave në të gjithë vendin, Biberaj nuk ka munguar të identifikojë dhe elektoratin apo zonat e shoqërisë shqiptare të cilës do t'i drejtohet kjo parti e cila pritet të dalë së shpejti në skenën politike shqiptare, për të zënë vendin e saj në spektrin politik në vend. Duke evidentuar faktin se dy partitë e mëdha që nga zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit të vitit 1991 kanë ardhur duke e pakësuar numrin e votuesve në vend, në proporcion me shtimin e popullsisë, në favor të abstenuesve, me pak fjalë është rritur shumë numri i abstenuesve që refuzojnë dy partitë e mëdha politike, partia e re e Topit tenton të thithë pikërisht këtë elektorat të qendrës që është refuzues ndaj dy partive të mëdha. Dhe përllogaritja e tyre konsiston në faktin se votuesit që ndodhen mes dy partive të mëdha, PD dhe PS është në masën mbi 40 përqind, ku shtuar dhe votat që kjo parti tenton të marrë nga e djathta traditcionale, ish-të përndjekurit dhe ish-pronarët, njërëzit e lodhur nga e djathta e Berishës, mendohet se partinë e re të Topit e nxjerrin në krye të listës së partive politike dhe pretendente për të qeverisur vendin në të ardhmen e afërt.

Njëri ndër drejtuesit kryesorë të kësaj partie, Biberaj thotë për gazetën se në të gjitha takimet e zhvilluara dhe këto ditët e fundit është vënë re mbështetja për këtë lëvizje të re politike, që është një përfaqësim dinjitoz i së djathtës së nëpërkëmbur gjatë tërë këtyre viteve nga ish-komunistët që kanë uzurpuar PD-në, por dhe padurimi për të parë themelimin e saj dhe për të qënë pjesë integruese dhe kontribuese në këtë parti, pasi nuk e gjejnë më veten në partinë që tashmë është në mazhorancën qeverisëse të vendit. Ndërkohë që Biberaj dhe njëherë ka bërë me dije se ka përfunduar draf-programi i partisë së re dhe dhe statuti i saj. Por programi, sipas tij do të diskutohet sipas kapitujve me të gjithë grupet e interesit, me biznesin, rininë, gruan, të përndjekurit politikë, pronarët, arsimtarët, mjekët dhe të gjithë ata që janë të interesuar për të qënë pjesë e ndryshimit të së ardhmes së tyre. Nga ana tjetër, statuti i partisë së re e ka të fiksuar kufizimin e mandatit të kryetarit, në qendër dhe në bazë, futjen e fraksionit në parti, por dhe elementë të tjerë demokracie.

SELIA E PARTISE SE TOPIT
Ndërkohë po bëhet gati dhe selia e Partisë. Ajo do të jetë e pozicionuar në krah të Institutit të të Përndjekurve Politikë, përballë Parlamentit dhe në një distancë të shkurtër nga selia e Partisë Demokratike, shkruan sot gazeta MAPO. Godina 4-katëshe në krah të Komunitetit Musliman është parë si vendi më i mirë i mundshëm nga mbështetësit e presidentit Bamir Topi për startin e partisë së re . Gazeta MAPO citon persona që ushtrojnë aktivitet tregtar në këtë godinë, të cilët janë shprehur se pritet që në këtë godinë të vendoset partia në krijim e sipër e presidentit Bamir Topi.
( ne foto godina ku pritet te jete selia e partise se Topit, marre nga MAPO)
(Jakin Marena, Suela Gera/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Deputetët e Kosovës poshtërojnë ata të Shqipërisë, fitojnë 5-0 në miqësoren e Prishtinës

Deputetët e Kosovës poshtërojnë ata të Shqipërisë, fitojnë 5-0 në miqësoren e Prishtinës