Biblioteka e heshtur
e Kasem Trebeshinës...

Biblioteka e heshtur<br />e Kasem Trebeshinës...
Për Kasem Trebeshinën, e kisha dëgjuar shpesh të flite Xhaxhoja (Spiro Gjoka) n'ato orë pafund mbasditesh dhe mbrëmjesh që kalonim bashkë në biseda pafund... aty n'at barrakën e tij të zymtë e të trishtë në Savër... Kasemi, dhe mjaft intelektualë të tjerë kokkrisur, s'kishin pranuar të tufëzoheshin në “vathën komuniste” të realizmit socialist, për këta “rrebelë” kishte raste që flisnim deri vonë në mesnatë... Aty emri i Kasem Trebeshinës shfaqesh me nji aureolë adhurimi, sepse ndaj tij Xhaxhoja (Spiro Gjoka) ruante jo vetëm nji konsideratë të lartë, por ishte i bindur se do të vinte nji ditë që kultura dhe letërsia shqipe do të mburresh me emrin e këtij shkrimtari kollos... dhe se vepra e tij shumplanëshe, pa diskutim do të zinte vendin që meritonte... krahas korifejve të fjalës shqipe... Xhaxhoja kish ndarë me Kasem Trebeshinën, Mark Ndojën, Abdulla Berberin, e shumë intelektualë të tjerë “revizionistë” periudhën e gjatë të izolimit në ishullin e Zvërnecit... në Vlorë... E thekso, Xhaxhoja e adhuronte Kasemin, për shumë gjëra, po në mënyrë të veçantë për krenarinë dhe kokfortësinë e të qenit i paepur ndaj gjithë formave të dhunës dhe presionit, për vullnetin e hekurt për t'i shkuar deri në fund misionit që i kishte vënë vetes... për ndershmërinë intelektuale proverbiale... Me porosi, dhe një letër të Xhaxhos (Spiro Gjokës), mbasi kisha ndjekur bisedën që u zhvillua në Institutin e Lartë të arteve midis A.

Klosit dhe E.Ramës, në fillim të vitit 1991, shkoj dhe takoj fillimisht vetëm “Njeriun Legjendë” Kasem Trebeshinën... në nji mbasdite dimri, kur shpresohej se po vinte Pranvera e Lirisë... Më pas kam shkuar plot herë të tjera, duke qenë edhe shoqërues në biseda i Lazër Radit, Robert Elsie-së, Visar Zhitit dhe disa herë edhe me Leka Ndojën të birin e Mark Ndojës... N'ato takime pata rast të shoh etazheret pafund të dorshkrimeve të këtij Njeriu, aq sa me dukej e pabesueshme, se si nji njeri mund të kishte aq shumë dorshkrime... dhe asnji libër të botuar... (Kur shkova për t'parë herë ai s'kishte botuar asnjë vepër!! Vetëm pak kohë më vonë iu botua në Shkup “Stina e stinëve”) Asnjiherë ritmi i shkrimeve të tij s'u ndoq nga ritëm i botimeve të veprës së tij...

Ende sot kjo vepër e madhe, jeton e shpërfillur, dhe e mbuluar me nji heshtje institucionale, që fyen çdo shqiptar të lirë, dhe çdo qytetar të lirë të kësaj bote... Ka vite që sa herë shkoj në Tiranë, e trokas portën gri në katin e katërt... ku s'ka asnji emër të shkruar... Përgjigjet vetëm Heshtja... ose nëse është ndokush brenda thuhet si ritual e njejta përgjigje... “Kasemi s'është... gjendet te vajza në Turqi!” Në ato takimet e herpashershme, Kasemi më dha listën e krejt veprave të shkruara prej tij deri në vitin 2003... Prej asaj kohe kanë kaluar më shumë se dhjetë vite dhe askush s'di të thotë cilat janë veprat që ka shkruar Trebeshina dhe i janë shtuar këtij vargani pafund veprash të pabotuara... dhe të shpërfillura poshtërsisht... Për cilindo lexues, kjo listë e pafund veprës ende të pabotuar të Kasem Trebeshinës do të mbesë një dëshmi e gjallë, për të cilin duhet të turpërohemi të gjithë kolektivisht... si shqiptarë...
 
22 korrik, 2013
 
VEPRA E PABOTUAR E KASEM TREBESHINËS (DORËSHKRIMET 1937-2003)
 
■ Poetika
1- Belbëzime, (poezi, dramë, prozë), 1937-1939
2- Zgjimi i Polimnias, 1944-1948
3- Zogj shtegëtarë, 1948-1951
4- Manushaqe në dëborë, 1952
5- Pranverë e gëzuar, 1952
6- Perëndim i trishtuar 1953
7- Soneta, 1952-1957
8- Gjurmët e vjetëve 1954-1955
9- Vjeshta, 1955
10- Preshi në oqean, 1955
11- Fyelli i Panit 1956-1958
12- Unaza e Labërisë 1957
13- Artani dhe Min’ja 1959
14- Harpa e Eolit 1959-1961
15- Mercenari, 1960
16- Natë mistike 1960
17- Legjenda të kaltëra, 1962
18- Njëmijë e më shumë netë, 1963
19- Fletë të rëna, 1970
20- Kujtime të thinjura, 1971
21- Shtegtime të trishtuara, 1972
22- Kohë dhe këngë, 1973
23- Këngë në pranga 1980-1987
24- Katër kryeqytetet, 1992-1993
25- Zërat e mbrëmjes, 1994-1996
26- Zëra në errësirë 1998-2001
27- Aurora borealis 2001-2003

■ Dramaturgjia
1- Togeri trim, 1937
2- Spartaku, 1938
3- Letra e fundit, 1945-1946
4- Nata, 1948
5- Kur ngatërrohen fijet, 1948
6- Reforma, 1948-1949
7- Këngë në agim të parë, 1949
8- Ushtojnë malet, 1950
9- Kruja e çliruar, 1950
10- Mbeturinat, 1951
11- Heronjtë, 1951
12- Demi për bishti, 1952
13- Zhurmë në qiell, 1955
14- Kohë të asnjë viti, 1956
15- Zonja e Janinës, 1956
16- Yjtë lëvizin me shpejtësi, 1959
17- Kur zemrat diktojnë, 1959
18- Legjenda e këngëve, 1960-1963
19- Historia e atyre që s’janë, 1961
20- Ëndërr e përjetëshme, 1952-1962
21- Lufta e Trojës, 1965
22- Jul Qezari, 1966
23- Kejstuti, 1967
24- Trokitja, 1968
25- Rrugët e Paradizit, 1968
26- Gjyqi, 1969
27- Meteoriti i mbretit Budurr, 1969
28- Antoni dhe Kleopatra, 1969
29- Fineu, 1969
30- Frika dhe krimi, 1971
31- Perandori i Bizancit, 1971
32- Ku takohen kohët, 1974
33- Hani, 1974
34- Muzeu, 1974
35- Tiranozauri, 1975
36- Kalorësi në katër rrugët, 1975
37- Magjistari, 1975
38- Froni, 1976
39- Gjyqi i fundit, 1976
40- Evandri dhe Nausika, 1976
41- Zoti Rraketake në votime, 1978
42- Nata e tridhjetë e gjashtë gushtit, 1992
43- Kali prej kartoni, 1992
44- Pse nuk u bë qytet fshati ynë? 1992
45- Laskuriqi i natës, 1993
46- Një ëndërr në mes të Evropës, 1994
47- Vëngjilla e pashkëve, 1994
48- Absurditet antik, 1994
49- Amfiteatri, 1994
50- Në botën tjetër, 1994
51- Nata e vitit të ri, 1995
52- Lugina e heshtjes së përjetshme, 1995
53- Qyteti i natës pafund, 1995
54- Vajza e trëndafilit të bardhë, 1996
55- Dy tempuj, 1999, (dramë)
56- Ëndrra e don Huanit, 2002 (komedi)
57- Gorillalandia, 2002 (komedi)
58- Një biletë për Dyseldorf, 2002 (komedi me 1 akt)
59- Deputeti mëson anglisht, 2002(komedi)
60- Legjendë azaiatike, 2002 (komedi)
61- Llampa magjike, 2003 (komedi)
62- Kështjella mbi lumë, 2003 dramë
63- Penelopa kërkon divorc, 2003 komedi
64- Shtegëtimi i të vdekurve, 2003 komedi
 
■ Narrativa
1- Lufta, 1939
2- Stina e stinëve, 1948-1949 (stina e stinëve)
3- Dashuri dhe tërbim, 1955
4- Odin Montvalsen, 1955-1956 (stina e stinëve)
5- Kënga shqiptare, (pesë vëllime) 1951-1966
6- Mjegullnaja, 1955-1970
7- Meteoriti i Kotvanit, 1955-1966
8- Meteoritët e tjerë, 1968
9- Dy netë në Odërras, 1976-1978
10- Aventurat e Rrakatakes në Odërras dhe jashtë, 1981-1987
11- Kohët pas kohëve, 1973-1979
12- Kur piqen hurmatë, 1961
13- Lakuriq me duar në xhepa, 1961
14- Fshati mbi shtatë kodrina, 1963-1964 (stina e stinëve)
15- Kohë e përmbytur, 1964-1970
16- Qezari niset për luftë, 1972
17- Gjeneralët e shpirtërave të vdekur, 1977
18- Një ditë në një luftë të çuditëshme, 1978
19- Mekami 1978,
20- Dafinat e thara, 1988
21- Rruga e Golgotës, 1989
22- Koha tani vendi këtu, 1991-1992
23- Ku bie Iliria? 1992-1994
24- Hijet e shekujve, 1995-1996
25- Lajthitja e perëndive, 1996-1997
26- Kambana e humbur, novelë 1997
27- Dy Qezarët në Apolloni, novelë 1997
28- Maçoku, novelë, 2002
29- Dy të humburit, novelë, 2002
30- Kompiuteri, novelë, 2003
31- Pse e humbi Hanibali luftën? novelë, 2003
 
■ Letërsi për fëmijë
1- Katër stinët, 1955
2- Aventurat e Robotushit, 1970
3- Kaseta e mrekullishme, 1972
 
■ Kritikë-esseistikë
1- Nata para apokalipsit esse
2- Skicë për historinë e letërsisë shqipe, 1993
3- Kufijtë e pushtetit të fjalës, 2001
4- Ligji i madh i pashkruar, 2002
5- Shkrimtari dhe diktatura, 2002
6- Më përtej asaj që duket, (arti dhe feja) 2002
7- Mbi estetikën, 2002
8- Ylberi, 2002
9- Njeriu dhe moraliteti, 2003 (të gjitha nën një përmbledhje me titull: “Brenda çastit Kozmik”)
 
VEPRA TË BOTUARA
 
Artani dhe Min’ja ose Hijet e fundit të maleve, poemë, Tiranë 1961
 
■ Vepra të botuara mbas 1992
1- Stina e stinëve, Shkup 1991 (Stina e stinëve, Odin Montvalsen, Fshati mbi shtatë kodrina)
2- Legjenda e asaj që iku, Tiranë 1992
3- Koha tani, vendi këtu, tregime, Tiranë 1992
4- Historia e atyre që s’janë, komedi tragjike, Prishtinë 1992
5- Qezari niset për luftë, roman, Tiranë 1993
6- Lirika dhe satira, Tiranë 1994,
7- Rruga e Golgotës, roman Tiranë 1994
8- Mekami, Prishtinë 1994
9- Hijet e shekujve, novela, Prishtinë 1996
10- Ëndrra dhe hije, drama, Tiranë 1996 (Ëndërr e përjetshme, Nata e vitit të ri, Frika dhe krimi, Muzeu, Një ëndërr në mes të Evropës)
11- Nata para apokalipsit, esseistikë, Tiranë 1999
12- Ku bie Iliria? novela dhe tregime Tiranë 2000
13- Kënga shqiptare, roman i gjatë në 5 vëllime, Tiranë 2001

Shkrimi u botua sot në Suplementin Rilindasi në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin