Biblioteka e parë novatore në kryeqytet falë mbështetjes së Raiffeisen Bank

Biblioteka e parë novatore në kryeqytet falë mbështetjes së Raiffeisen Bank

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Internetit të Sigurt, Raiffeisen Bank në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) prezantuan projektin “Orientimi dhe Edukimi i fëmijëve në përdorimin e internetit”. Më anë të këtij projekti u mundësua ndërtimi i këndit të sigurisë kibernetike #CyberCorner për vizitorët e  bibliotekës “Hamit Beqja” në kryeqytet. CyberCorner do të jetë këndi, në të cilin fëmijët dhe të rinjtë, do të pajisen me njohuri të thelluara për përdorimin e internetit të sigurt, kodimin, luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe shërbimet elektronike publike, nëpërmjet workshopeve që do të organizohen nga ekspertët e AKCESK. Për secilën nga këto tema janë hartuar module, si dhe janë instaluar pajisje kompjuterike dhe një sitekiosk, me të cilat mund të ndërveprohet gjatë qëndrimit në ambientet e bibliotekës.

Projekti synon rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë e fëmijëve në Internet dhe aftësimin e tyre për përdorimin e e-shërbimeve (shërbimeve elektronike). Komunikimet elektronike çdo ditë e më shumë po bëhen pjesë e rëndësishme e të gjitha zhvillimeve të shoqërisë mbarë botërore. Ndërtimi i besimit në mjedisin online, është çelësi për zhvillimin ekonomik dhe social, pasi mungesa e besimit, në veçanti për shkak të mungesës së perceptuar të sigurisë juridike, i bën konsumatorët të hezitojnë për të kryer transaksione në rrugë elektronike dhe të miratojnë shërbime të reja. Sektori bankar në veçanti mbështetet në mënyra të sigurta për sigurimin e identitetit të përdorueseve. Banka Raiffeisen si një bankë me numrin e klientëve më të madh në Shqipëri, është e angazhuar të garantojë identitetin dhe transaksionet elektronike të klientëve, të cilat nëpërmjet mjeteve të teknologjisë së informacionit janë duke u ofruar gjithnjë e më tepër elektronikisht.

Në ceremoninë e inaugurimit Drejtoresha e përgjithshme e AKCESK Znj. Vilma Tomço theksoi se: “Dita e Internetit të Sigurt na jep mundësinë unike për të promovuar sigurinë në internet, të frymëzojmë fëmijët dhe të rinjtë që të shfrytëzojnë entuziazmin dhe kreativitetin e tyre dhe t'i mbështesim ata për të ndërtuar përvoja pozitive në Internet. Është frymëzuese të shohësh kaq shumë organizata dhe individë të ndryshëm të mblidhen sot për të ndërtuar një internet më të mirë. Vetëm duke punuar së bashku Qeveria, industria, prindërit, shkollat dhe komunitetet mund të shfrytëzojnë fuqinë e Internetit pozitivisht, duke zvogëluar rreziqet që burojnë prej tij.”

Drejtoresha e PR dhe Marketing në Raiffeisen Bank Znj. Greta Lekaj theksoi bashkëpunimin me AKCESK, duke vlerësuar CyberCorner si një inovacion të fushës dhe shembull të përgjegjësisë sociale të organizatës, për një edukim cilësor të brezit të ri. “Ne do të vazhdojmë të mbështesim iniciativa të tilla, të cilat kontribuojnë në edukimin dhe zhvillimin e nxënësve sepse ne besojmë që ju jeni ardhmja, ju jeni ata që do të kontribuoni në zhvillimin e mëtejshëm të vendit”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak