Biblioteka Kombëtare, ekspozitë 
për balkanologun Gustav Weigand

Biblioteka Kombëtare, ekspozitë <br />për balkanologun Gustav Weigand
TIRANE- “Biblioteka e një albanologu” është quajtur ekspozita e cila do të çelet sot në orën 17:00 në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, kushtuar studiuesit të shquar gjerman Gustav Weigand. Kujtohet në 155-vjetorin e lindjes dhe për gjestin e tij shkencor edhe elegant të dhurimit më 1930 të 81 titujve të koleksionit personal albano-balkanologjik Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

Biblioteka Kombëtare përmes këtij përkujtimi do të shpallë edhe vitin e 95-vjetorit të themelimit të saj si vit i dhurimeve për pasurimin e fondeve albano-balkanologjike. Ndërkohë që ekspozita “Biblioteka e një albanologu” do të shoqërohet me një referim shkencor kushtuar kontributit gjuhësor të Weigand-it nga balkanologu Prof. Dr. Dhimitri Bello (Universiteti i Tiranës), e veçanërisht mbi veprën “Etnografi e Maqedonisë”, falë vlerave historike, etnografike e gjuhësore që ajo përfaqëson.

Gustav Weigand (1860-1930) kontribues i shquar në studimet ballkanologjike, hartues atlasesh gjuhësore, hulumtues i marrëdhënieve mes gjuhëve e kulturave të popujve ballkanikë, vështruar në kontekstet e tyre historike e etno-folklorike, zuri një vend të rëndësishëm edhe në debatet shkencore mbi historinë e gjuhës shqipe, veçanërisht përmes 12 argumenteve të tij mbi prejardhjen e saj prej trakishtes.

Ky studim u publikua pak vite para se ai të ndahej nga jeta, më 1927 në “Balkan Archiv”, u përkthye dhe botua po atë vit në revistën “Diturija” nga Aleksandër Xhuvani. Për gjuhën shqipe G. Ëeigand njihet edhe për gramatikën e gjuhës shqipe, 1913 dhe fjalorin shqip-gjermanisht e gjermanisht-shqip, 1914. Ndër veprat më të njohura veçojmë: gjuha e vllehëve të Olimpit, 1888; gramatikë e megleno- vllahishtes, atlas gjuhësor i trevës dako-rumune (2 vëll), etnografia e Maqedonisë, 1923, etj.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 27 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)