TIRANE- Pas akuzave të opozitës për ndërhyrje selektive në prishjen e ndërtimeve pa leje, ka reaguar edhe Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Në një deklaratë për mediat, kryeinspektorja e INUK Dallëndyshe Bici tha se aty ku ka vijuar aksioni deri më tani nuk ka pasur ndërhyrje selektive. Sipas Bicit deri më tani nuk është anashkaluar asnjë objekt i kundraligjshëm, por INUK ka zbatuar ligjin në të gjitha zonat ku ka ndërhyrë.
“Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar shpreh keqardhje për akuzat dhe spekulimet e radhës të bëra sot nga opozita dhe dëshiron të sqarojë opinionin publik se ka zbatuar dhe do të vijojë të zbatojë vetëm ligjin në ushtrimin e kompetencave të tij. Asnjë objekt i kundraligjshëm nuk është anashkaluar nga inspektorët e INUK në të gjitha zonat ku është ndërhyrë dhe nuk ka pasur asnjë veprim selektiv. INUK ka bërë verifikimin e të gjithë dokumentacionit ligjor, duke bashkëpunuar edhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe ka ndërhyrë në çdo objekt të kundraligjshëm që ka zaptuar hapësira dhe territore publike”, tha Bici.
Duke u ndalur tek rastet e denoncuara nga PD, kryeinspektorja e INUK tha se objektet n fjalë disponojnë certifikatë për vërtetim pronësie.
“Për rastet konkrete, të denoncuara sot nga opozita ne Tirane, INUK ka bërë verifikimin e dokumentacionit të paraqitur dhe ka rezultuar se subjektet në fjalë disponojnë certifikatë për vërtetim pronësie për objektin e ndërtuar, të lëshuar nga Z.Rr.P.P., përpara vitit 2013. Ndërsa referuar rastit të Shkodrës, INUK nuk ka kryer ende asnjë ndërhyrje në këtë rreth, por gjithçka është e parashikuar në planin e veprimit dhe nuk do të tolerohet asnjë qytetar që pashkelur apo vijon të shkelë ligjin”, u shpreh Bici.
Sa i takon objekteve në të cilat nuk është ndërhyrë gjatë aksioneve të INUK në zona të ndryshme të vendit, Bici tha se nuk është bërë asnjë anashkalim apo selektim, por janë objekte të pajisura me dokumentacionin përkatës dhe me leje legalizimi. Por Bici shtoi se, edhe këto objekte do t’i nënshtrohen verifikimit.
“Objektet, në të cilat nuk është ndërhyrë pas operacioneve të INUK në zona të ndryshme të kryeqytetit, por edhe në rrethe të tjera të vendit, nuk janë objekte të anashkaluara në mënyrë selektive apo klienteliste, siç pretendon opozita, por të pajisura me dokumentacion ligjor, me leje legalizimi dhe me certifikatë pronësie, të regjistruara në Z.Rr.P.P. Megjithatë, këto objekte do t’i nënshtrohen një verifikimi më të hollësishëm, në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese për të kontrolluar ligjshmërinë e fitimit të pronësisë mbi këto objekte dhe të regjistrimit të tyre. Por, INUK nuk mund të ndërhyjë duke ndëshkuar qytetarët që kanë zbatuar dhe vijojnë të zbatojnë ligjin, sepse çdo veprim i Inspektoriatit është bërë dhe do të vijojë të bëhet kundër paligjshmërisë dhe uzurpimit të hapësirave publike në mënyrë të kundraligjshme. INUK kërkon edhe njëherë bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e qytetarëve, duke garantuar se çdo veprim i tij është i bazuar në ligj dhe ka për synim çlirimin e hapësirave publike për qytetarët”, tha Bici.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO