Fier, biçikleta i pret rrugën, 'Benz'-i e përplas dhe aksidenton tre makina të tjera (VIDEO)

FIER-Katër makina janë përfshirë në një aksident paraditen e sotme në qendër të qytetit, ndërsa një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Personi që mbeti i plagosur, një 30-vjeçar ishte duke lëvizur me biçikletë në momentin, kur preu rrugën me dy kalime duke u përplasur nga një makinë tip 'Benz', që e hodhi rreth 20 metra në asfalt, raporton gazetari i Report Tv në Fier, Kristaq Thano.

Drejtuesi i mjetit që përplasi biçikletën përfundoi në korsinë tjetër të lëvizjes duke përplasur edhe tre makina të tjera.

I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në spital, pasi goditja nga 'Benz'-i me targa AA 710GC ishte e fortë. Drejtuesit e mjeteve që u përfshinë në aksident kanë dëmtime të lehta. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Foto nga vendi i ngjarjes

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Qeveri teknike? Braçe i prerë me opozitën: Koha kur pushtetet vendoseshin në tavolinë ka marrë fund! Te ‘Dezinformimi’ nuk i marr me zor

Qeveri teknike? Braçe i prerë me opozitën: Koha kur pushtetet vendoseshin në tavolinë ka marrë fund! Te ‘Dezinformimi’ nuk i marr me zor