Biden braktis G20, shkak pjesëmarrja e Putin! Zbulohet se kush do ta zëvendësojë
Joe Biden dhe Vladimir Putin
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, nuk do të marrë pjesë në G20 virtual të Indisë ditën e nesërme (23 Nëntor), ku i pranishëm do të jetë edhe Presidebti rus, Vladimir Putin.
Në vend të tij do të jetë sekretarja amerikane e Thesarit, Yanet Yellen, siç ka konfirmuar për ANSA një burim i Shtëpisë së Bardhë, pa dhënë asnjë shpjegim.
Arsyetimi zyrtar duket se janë pushimet që presidenti do të kalojë nga sot deri të dielën me familjen e tij në Nantucket, Massachusetts, gjithashtu për të festuar ditëlindjen e tij të 81-të.
“Me Ditën e Falënderimeve afër, ne nuk jemi të sigurt nëse presidenti do të jetë në gjendje të marrë pjesë në samitin virtual", tha të hënën Eric Garcetti, ambasadori i SHBA në Nju Delhi, duke iu referuar festës së Ditës së Falenderimeve.
Por, duke qenë se nuk ka probleme logjike (komandanti i përgjithshëm mund të lidhet nga kudo në kushte të sigurta), për disa vëzhgues duket si një zgjedhje politike, një ‘shuplakë’ për presidentin për moslegjitimimin e tij për herë të parë në skenën ndërkombëtare pas pushtimit të Ukrainës.
Megjithatë, vendimi thyen frontin perëndimor, duke qenë se të pranishëm do të jenë të gjithë liderët e tjerë, përfshirë kryeministren italiane Giorgia Meloni, e cila do të lidhet nga Gjermania në kuadër të misionit të saj gjerman.
Kremlini, i vetëdijshëm për rastin, e di se është një fitore, një hakmarrje, një zhdoganim. Dhe ai tashmë ka njoftuar se Putini do të ilustrojë pozicionin e Rusisë për atë që ai e konsideron “një situatë thellësisht të paqëndrueshme botërore”.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3402
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E akuzon për spiunazh, Rusia dëbon diplomatin britanik
26 Nëntor, 15:33
-
Netanyahu: Po armëpushimit në Liban, nëse Hezbollah shkel marrëveshjen ne do e godasim! Biden: Hyn në fuqi nesër
26 Nëntor, 07:16
-
‘Rikthehet’ Merkel: Të bëjmë çmos kundër përdorimit të armës bërthamore
25 Nëntor, 14:28
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin
24 Nëntor, 12:38
-
Alban Daci: Lufta III Botërore?
23 Nëntor, 15:23
-
Angela Merkel intervistë për 'Corriere della Serra': Nuk e kërkova unë largimin e Berlusconit! Putin? I njihja synimet e tij, është një armik i Evropës
23 Nëntor, 11:23
-
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketën e re balistike: Po na krijohen kërcënime!
22 Nëntor, 19:36
-
Rusia thyen sanksionet, i jep Koresë së Veriut 1 mln fuçi me naftë: Pagesë për armët dhe trupat që Pheniani i ka dërguar Moskës
22 Nëntor, 11:35
-
Urdhërarresti për Netanjahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Biden: Skandaloz! 44 mijë viktima në 13 muaj luftë
22 Nëntor, 07:28
-
Skënder Minxhozi: Rreziku numër 1 për qeverinë: Mërzia! Ajo që rrëzoi Xho Bajden më 5 nëntor!
21 Nëntor, 15:37
-
'The New York Post': Evropa përgatitet për Luftën e Tretë Botërore, dokumentet sekrete gjermane zbulojnë planet
21 Nëntor, 08:26