Biden i jep goditjen e radhës Rusisë: Sanksione ndaj prodhuesve të gazsjellësit ‘Nord Stream 2’

Biden i jep goditjen e radhës Rusisë: Sanksione ndaj prodhuesve të gazsjellësit ‘Nord Stream 2’

Shtëpia e Bardhë sapo ka njoftuar sanksione ndaj prodhuesve të gazsjellësit “Nord Stream 2” që lidh Rusinë dhe Gjermaninë.

Presidenti amerikan bëri “goditjen” e radhës ndaj Rusisë, duke i cilësuar këtë si “këstin e parë të sanksioneve”.

“Sot, kam urdhëruar administratën time që të vendosë sanksione ndaj Nord Stream 2 AG dhe oficerëve të saj të korporatës. Këto hapa janë një pjesë tjetër e këstit tonë fillestar të sanksioneve në përgjigje të veprimeve të Rusisë në Ukrainë”, tha Biden.

Projekti prej 10 miliardë eurosh përfundoi shtatorin e kaluar.

Vendimi i SHBA vjen pasi kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi se tubacioni do të qëndronte i mbyllur si një përgjigje për veprimet e Rusisë ndaj Ukrainës.

Çfarë është ‘Nord Stream 2”

Nord Stream 2 është një tubacion 1200 km nën Detin Baltik, i cili do të çojë gazin nga bregu rus pranë Shën Petersburgut në Lubmin në Gjermani.

Nuk është hapur ende dhe certifikimi u ndërpre dje nga qeveria gjermane.

Nord Stream 2 shkon paralelisht me një gazsjellës ekzistues, Nord Stream, i cili ka funksionuar që nga viti 2011.

Së bashku, këto dy tubacione mund të dërgojnë 110 miliardë metra kub gaz në Evropë çdo vit. Kjo është më shumë se një e katërtatë gjithë gazit që vendet e Bashkimit Evropian përdorin çdo vit.


Lajmi kryesor:

Zgjerohet harta e shteteve që vendosin sanksione ndaj Rusisë! BE: 27 persona e institucione ruse që kërcënojnë Ukrainën do përballen sanksione! Ukraina shpall gjendjen e jashtëzakonshme


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump