Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka kërkuar Kongresit që të sigurojë më shumë se 37 miliardë dollarë ndihmë urgjente për Ukrainën.
Kjo do të jetë një tjetër ndihmë e madhe për ukrainasit, derisa forcat ruse po pësojnë humbje në fushëbetejë, në luftën e cila ha hyrë në muajin e nëntë. Fondet u kërkuan zyrtarisht nga administrata më 15 nëntor.
Mesi i dhjetorit është data kur Kongresi amerikan ndanë buxhetin për vitin pasues, dhe nëse kërkesa për ndihmë aprovohet, ajo do të jetë pjesë e paketës për mbështetjen e Qeverisë ukrainase deri në shtatorin e vitit 2023.
Në fillim të nëntorit, SHBA-ja tha se do të dërgojë në Ukrainë ndihmë të re ushtarake në vlerë prej 400 milionë dollarësh. Pothuasje dyfishi i kësaj shume, 725 milionë dollarë, ishte ndihma që ju dha Ukrainës nga SHBA-ja në fillim të tetorit.
Në po këtë muaj, NATO njoftoi se do të dërgojë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore dhe ndihmë tjetër ushtarake për Ukrainën, në mënyrë që Kievi të mbrohet nga sulmet ajrore ruse që po godasin të gjithë vendin.
Rusia ka nisur një valë të re të sulmeve ajrore, duke goditur disa rajone ukrainase, duke bombarduar qytete, përfshirë edhe Kievin./REL.
Lajmi kryesor:
Incidenti në Poloni/ NATO: S'ka fakte që sulmi ishte i qëllimshëm! Moska thërret ambasadorin e Varshavës! Pentagoni: Shanset për një fitore ushtarake për Kievin, të ulëta
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
65.9%
-
Jo
30.8%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3577
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
‘E pamundur 5%’, NATO kundër planeve të Trump për rritjen e shpenzimeve ushtarake
10 Janar, 19:49
-
Zjarret në Los Anxhelos/ Investitori shqiptaro-amerikan flet ekskluzivisht për Report Tv: Nën kontroll 10% e zjarreve! Sipërfaqja e djegur sa 1/4 e Tiranës! Dëmet, deri në 150 mld $
10 Janar, 17:58
-
SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus, preken dhe kompanitë serbe
10 Janar, 17:21
-
Donald Trump shpallet fajtor në rastin 'Stormy Daniels', por nuk do të vuajë asnjë lloj dënimi
10 Janar, 16:21
-
Kosovë/ Kryeministri Kurti takohet me zëvendëssekretarin e SHBA-ve, Richard Verma
10 Janar, 16:04
-
SHBA i jep lamtumirën e fundit Ish-Presidentit Carter
10 Janar, 15:57
-
Zëvendës-sekretari i Shtetit Amerikan Richard Verma takim me afganët që jetojnë në Shqipëri: Të angazhuar për t'i mbështetur
10 Janar, 15:52
-
NBA/ Cleveland pa rivalë në parket, përmbysje ëndrrash nga Maverics! Lakers i ndal zjarri
10 Janar, 14:46
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52