Biden: Marrëveshja të zbatohet
shpejt, Thaçi burrë shteti

Biden: Marrëveshja të zbatohet<br />shpejt, Thaçi burrë shteti
WASHIGTON- "Zëvendëspresidenti amerikan, Joseph Biden riafirmoi partneritetin e ngushtë dypalësh të Shteteve të Bashkuara me Kosovën dhe mbështetjen amerikane për pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës", thuhet në një njoftim për shtypin të Shtëpisë së Bardhë.

Biden theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes për të shfrytëzuar këtë mundësi historike për të siguruar paqen dhe begatinë për popujt e Kosovës dhe Serbisë dhe për të çuar përpara aspiratat europiane të të dy vendeve.

Biden ritheksoi se "Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah Kosovës si partnerë dhe miq, dhe janë optimistë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve në vitet e ardhshme", përfundon komunikata për shtyp e Shtëpisë së Bardhë.

BIDEN: THAÇI, BURRË SHTETI I PAKONTESTUESHËM

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden duke përshëndetur kryeministrin Thaçi, shprehu konsideratën e lartë për vizionin dhe qëndrimin e kryeministrit Thaçi, duke e vlerësuar atë si "burrështetas të pakontestueshëm, që mori vendime shumë të rëndësishme në kohë të vështira, por gjithmonë në të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj".

Sipas Biden, marrëveshja historike e arritur në Bruksel i hap rrugën e sigurt të Kosovës në BE dhe në NATO. "Maturia dhe liderishipi juaj për të tejkaluar ndasitë etnike dhe armiqësitë nga e kaluara e hidhur vlerësohen lart nga SHBA, prandaj, për Kosovën dhe ju në këtë proces, asnjëherë nuk do të mungojë mbështetja e SHBA-ve", tha mes tjerash zëvendëspresidenti i SHBA-ve Joe Biden.

Përfundon takimi Thaçi - Biden, vlerësohet pozitiv

Ka përfunduar takimi ndërmjet Kryeministrit Hashim Thaçi dhe Zëvendëspresidentit amerikan, Joseph Biden.

Ministrja e Integrimit Europian, Vlora Çitaku, përmes rrjetit social "Twitter" ka thënë se "është gjithmonë e inspiruar pas takimeve me Biden dhe se "Kosova është e bekuar me përkrahjen e SHBA've përgjatë historisë tonë".

Ndërsa, ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Jacobson e ka vlerësuar takimin si shumë pozitiv.

Marrë nga "Express" dhe "Ora Info"

Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)