Biden: Nëse Rusia pushton Ukrainën do të përballet me 'çmim të lartë ekonomik'

Biden: Nëse Rusia pushton Ukrainën do të përballet me 'çmim të lartë ekonomik'

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se një sulm rus ndaj Ukrainës ende “është shumë i mundshëm”, por përpjekjet diplomatike të nivelit të lartë do të vazhdojnë, me qëllim që të zgjidhet kriza pas grumbullimit ushtarak rus.

“Ne jemi të gatshëm të përgjigjemi në mënyrë të vendosur ndaj një sulmi rus në Ukrainë, që vazhdon të jetë një mundësi”, tha Biden.

Biden tha se raportimet se Rusia ka tërhequr disa forca nga kufiri me Ukrainën, ende nuk janë verifikuar nga Uashingtoni.

“Për qytetarët e Rusisë: ju nuk jeni armiku ynë, dhe unë nuk besoj se ju doni një luftë të përgjakshme, shkatërruese ndaj Ukrainës”, tha ai.

Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara “nuk duan konfrontim direkt me Rusinë”, por ai shtoi se nëse Rusia sulmon amerikanët në Ukrainë, “ne do të përgjigjemi me forcë”.

Presidenti amerikan tha se SHBA-ja dhe aleatët e NATO-s janë të përgatitur çfarëdo që do të ndodhë dhe paralajmëroi se Rusia do të paguante një çmim të lartë ekonomik, nëse nis pushtimin e Ukrainës. 


Lajmi kryesor:

Kriza/ Rusia njofton tërheqjen e disa trupave ushtarake, reagon Ukraina: Kur ta shohim e besojmë! NATO mosbesuese! Biden-Johnson: Ka shpresë për zgjidhje diplomatike


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike