Biden paralajmëron Iranin: Mos vendosni në shënjestër trupat amerikane në Lindjen e Mesme

Biden paralajmëron Iranin: Mos vendosni në shënjestër trupat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti Joe Biden i ka dërguar një mesazh udhëheqësit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, ku paralajmëron Teheranin që të mos vërë në shënjestër personelin amerikan në Lindjen e Mesme, tha Shtëpia e Bardhë të enjten pas një vale sulmesh ndaj forcave amerikane në rajon.

"U dërgua një mesazh i drejtpërdrejtë", u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby në një konferencë shtypi, por pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Mesazhi përbën një rast të rrallë që presidenti amerikan i drejtohet drejtpërdrejt udhëheqësit suprem të Iranit. Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Zyrtarët amerikanë po bëjnë përpjekje për të shmangur zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme pas sulmit të grupit militant Hamas ndaj Izraelit më 7 tetor që shkaktoi vdekjen e të paktën 1400 personave, kryesisht civilë.

Rreth 900 trupa shtesë amerikane janë nisur drejt rajonit ose kanë mbërritur atje për të forcuar mbrojtjen ajrore për të mbrojtur personelin amerikan mes një vale në rritje të sulmeve nga grupet e lidhura me Iranin, tha Pentagoni duke shtuar se trupat amerikane janë sulmuar të paktën 12 herë në Irak dhe katër herë në Siri gjatë javës së kaluar.

Të mërkurën, zoti Biden tha se kishte paralajmëruar ajatollahun se Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjeshin nëse forcat amerikane vazhdojnë të vihen në shënjestër, por nuk tha se në ç’mënyrë ishte dërguar ky mesazh./VOA

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Koalicioni pro familjes: Konsultë me ministrinë e Shëndetësisë për surrogacinë, vendi s’është gati!

Koalicioni pro familjes: Konsultë me ministrinë e Shëndetësisë për surrogacinë, vendi s’është gati!