Biden premtoi ndërtimin e një porti në brigjet e Gazës, anija ushtarake amerikane niset për ndërtimin e saj! Synon futjen e ndihmave humanitare për civilët

Biden premtoi ndërtimin e një porti në brigjet e Gazës, anija ushtarake amerikane niset për ndërtimin e saj! Synon futjen e ndihmave humanitare për civilët

1710058908_ththththhth.JPG

Anija ushtarake amerikane “Gjenerali Frank S Besson”

Një anije ushtarake amerikane po lundron drejt Lindjes së Mesme, duke mbajtur pajisje për ndërtimin e një porti të përkohshëm në brigjet e Gazës, deklaron ushtria amerikane, raporton BBC.

Anija e quajtur “gjenerali Frank S Besson” u nis nga një bazë ushtarake në shtetin e Virxhinias, të shtunën që lamë pas (9 mars 2024).

Kjo vjen pasi presidenti Joe Biden tha se SHBA do të ndërtonte portin lundrues për të lehtësuar kalimin e ndihmave humanitare në Gaza.

OKB-ja ka paralajmëruar se uria në Rripin e Gazës është "pothuajse e pashmangshme" dhe fëmijët po vdesin nga uria.

Dorëzimi i ndihmave nga toka dhe ajri ka rezultuar i vështirë dhe i rrezikshëm.

Programi Botëror i Ushqimit iu desh të ndalonte dërgesat e tokës pasi kolonat e tij u vunë nën të shtëna me armë zjarri dhe plaçkitje.

Të premten që lamë pas (8 mars 2024) u raportua se pesë palestinezë humbën jetën pasi parashuta e një pako qindrakilogramëshe që u hodh nga avionët amerikanë nuk u hap, duke zënë poshtë palestinezët.

Anija amerikane u nis "më pak se 36 orë" pasi Biden tha lajmin për ndërtimn e portit të përkoshëm në brigjet e Gazës, njftoi Komanda Qendrore e SHBA.

Pentagoni ka thënë se mund të duhen deri në 60 ditë për të ndërtuar portin, me ndihmën e 1000 trupave - asnjë prej të cilëve nuk do të dilte në breg.


Lajmi kryesor:

Lufta/ SHBA-ja nis një anije me pajisje për ndërtimin e portit në Gazë! Shefi i Hamasit fajëson Izraelin për ngecjen e bisedimeve të armëpushimit


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik