
Gazetari dhe analisti Roland Qafoku është shprehur i bindur se me ardhjen e Joe Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë çështja e Kosovës me Serbinë do të zgjidhet. I ftuar në studion e Report Tv, Qafoku ka shkuar edhe më tej duke thënë se marrëveshje Kosovë-Serbi e nënshkruar në SHBA do të anulohet.
"Marrëveshja Kosovë-Serbi e nënshkruar në SHBA do anulohet në kuptimin politik, se Biden është shumë i qartë që Kosova dhe Serbia janë dy shtete të pavarura dhe nga këtu do nisin gjithçka. Biden do e vazhdojë çështjen e Kosovës aty ku e la Obama. Pati një lloj tërheqje nga ana e Trump për këtë çështje, ndoshta nga mosdija. Çështja e Kosovës do marrë një qartësi dhe do zgjidhet. Biden ka një eksperiencë gjysmë shekulli në politikë dhe në vendmarrje", tha Qafoku.
Lajmi kryesor:
Biden president i SHBA-së/ Qafoku për Report TV: Çështja e Kosovës me Serbinë do të zgjidhet! Ndoci: U vodhën votat, të keqen e Shqipërisë! Zaimi: S'pati trazira!










