/ATSH-AFP/ - Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden përjashtoi një zgjidhje ushtarake për krizën ukrainase, në ndërkohë që Kievi shpreson në një furnizim me armë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Që nga fillimi i kësaj krize ne kemi qenë kundër zgjidhjes ushtarake të saj", deklaroi Biden për të përditshmen gjermane "Süddeutsche Zeitung".
"Ne nuk kemi asnjë interes për një përshkallëzim ushtarak dhe këmbëngulim për të kundërtën", saktësoi ai.
Të shtunën e ardhshme Biden pritet të takohet me presidentin ukrainas dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, gjatë zhvillimit të punimeve të konferencës ndërkombëtare për sigurinë, që do të zhvillohet në Mynih