Biden takon Jahjagën: SHBA
përkrah fuqishëm Kosovën

Biden takon Jahjagën: SHBA  <br />përkrah fuqishëm Kosovën
MYNIH - Zëvendëspresidenti i SHBA-ve Joseph Biden ka garantuar përkrahjen e plotë në axhendën evropiane të Republikës së Kosovës si dhe për dialogun Kosovë- Serbi për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Zoti Biden i bëri këto komente gjatë takimit që zhvilloi të shtunën në mbrëmje në Munih me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Sipas zyrës së shtypit të Presidencës së Kosovës, zyrtari i lartë amerikan theksoi se SHBA do t’i japin përkrahje të fuqishme Kosovës në të gjitha proceset demokratike. Z.Biden e ka përkrahur Kosovën në forcimin e shtetit dhe ka thënë se pavarësia është proces i kryer dhe sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është i garantuar.

Presidentja Jahjaga vlerësoi mbështetjen e zëvendëspresidentit Biden dhe SHBA për angazhimin dhe ndihmën që i kanë dhënë dhe po i japin konsolidimit të shtetit dhe shoqërisë kosovare.

“Ne jemi përjetësisht mirënjohës që duke na ndihmuar na keni dhënë shansin të jetojmë në liri, ndërsa tashmë çmojmë lart mbështetjen që na jepni në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Republika e Kosovës ka bërë progres të konsiderueshëm në këtë rrugë dhe jemi duke treguar vullnetin e mirë për normalizimin e marrëdhënieve me Republikën e Serbisë. Ne jemi të përkushtuar në këtë proces duke qenë thellësisht të bindur se problemet e së kaluarës të mos ia lëmë barrë gjeneratave të ardhshme”, tha Presidentja e Kosovës.

Në këtë takim, zonja Jahjaga theksoi se ka shprehur gatishmërinë që si Presidente e Republikës së Kosovës të takohet me Presidentin e Republikës së Serbisë, për t’i dhënë përkrahje dialogut ndërmjet dy qeverive, në mënyrë që të normalizohen plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve të pavaruara dhe sovrane.

Ky takim i pritshëm mes presidentëve të Kosovës dhe Serbisë është mirëpritur nga SHBA.
Sipas shtypit të sotëm kosovar, Presidentja e Kosovës dhe homologu i saj serb kanë marrë ftesa nga Baronesha Catherine Ashton për një takim në Bruksel, të mërkurën e ardhshme, në 6 janar. Kësisoj, zonja Ashton do të vazhdojë dialogun e nisur me kryeministrat Thaçi dhe Dacic në 22 shkurt.

(atsh/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve