Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Presidenti amerikan Joe Biden udhëton në Berlin këtë të enjte. Udhëtimi do të shërbejë për t'u takuar me aleatin e tij, kancelarin gjerman Olaf Scholz, për mbështetjen e vendeve të tyre për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë, pasi konflikti është në një moment kritik.
Itinerari fillestar i Biden ishte ai në bazën ushtarake në Rammstein javën e kaluar, i cili u shty për shkak të uraganit Milton. Biden pritet të bisedojë në këtë udhëtim në Berlin edhe me tre aleatët kryesorë në europë, Anglinë, Gjermaninë dhe Francën për mbështëtjen e mëtejshme që katërshja mund ti japë Ukrainës një ditë pasi Zelensky prezantoi atë që e quan Plani i Fitores së luftës ku kërkon anëtarësimin e menjëhershëm të Ukrainës në Nato.
Shtëpia e Bardhë ndërkohë thotë se një takim i përfaqësuesve të kombeve aleate, partnerë në Grupin e Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, do të zhvillohet muajin e ardhshëm.