Biden-Trump sërish përballë, për herë të parë nga 1912 dy presidentë të SHBA sërish në garë

Ashtu siç pritej, do të kemi një tjetër përballje Joe Biden-Donald Trump në garën presuidenciale të nëntorit, ashtu si para 4 viteve. Dy rivalët u emëruan kandidatë zyrtarë të partive përkatësve, PD dhe PR, pasi fituan shumicën e delegatëve në zgjedhjet paraprake.  Por vlen të theksohet se as demokrati Biden, e as republikani Trump, nuk u përballën me kundërshtarë të forte në garën Brenda partive të tyre. Trymp pati përballë deri në fund Nikki Haley, ish-guvernatore në Karolinën Jugore dhe ish-ambasadore në OKB, u tërhoq pas disfatës të super të martës së kaluar. Përsëritja e përballjes ndërmjet Biden dhe Trump, është e para mes dy presidentëve amerikanë prej vitit 1912 dhe sipas analistëve mund t’i thellojë ndarjet politike dhe kulturore gjatë tetë muajve të ardhshëm.

Biden pas nominimit në një deklaratë e cilësoi Trumpin si kërcënim serioz për demokracinë. Sipas presidentit Biden, trump po udhëheq një fushatë shpagimi, hakmarrjeje dhe inati, e cila e kërcënon Amerikën. “Unë besoj se populli amerikan do të na zgjedhë neve, që të vazhdojmë rrugën drejt së ardhmes”, tha Biden në një deklaratë.

Nga ana tjetër Trump, në një video të postuar në rrjetet sociale, e festoi atë që e quajti “një fitore të madhe”. “Por, tani, ne duhet t’i kthehemi punës, sepse e kemi presidentin më të keq në histori të vendit tone”, tha Trump për Bidenin. Sipas tij festimet do bëhen pas 8 muajve kur të mbarojnë zgjedhjet.

Por vlen të theksohet as Trump, e as Biden nuk e kanë të lehtë rrugën përpara. Biden, 81 vjeç, është tashmë presidenti më i vjetër në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ndërsa Trump, 77 vjeç, përballet me katër raste penale përfshirë përpjekjen për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat i humbi, si dhe për keqmenaxhim të dokumenteve të klasifikuara.

Biden, i cili do t’i mbushte 86 vjet në fund të mandatit të ardhshëm, po punon për ta garantuar një elektorat skeptik se ai është ende i aftë mendërisht dhe fizikisht për të lulëzuar në punën më të rëndësishme në botë.

Ai përballet me mosmarrëveshje brenda bazës së partisë së tij, ku ka pakënaqësi se ai nuk ka bërë më shumë për ta ndalur luftën e Izraelit kundër Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA – në Gazë. Aktivistët dhe liderët fetarë në Uashington i nxitën demokratët të votojnë “i pavendosur” si shenjë zemërimi.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase