Mes përplasjeve të deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në Kuvend, u regjistrua një midis Ardit Bidos dhe Jorida Tabakut. Duke iu referuar një fraze të Tabakut, Bido tha se e vërteta qëndron ndryshe pasi të dy deputetët hynë bashkë në Kuvend dhe s’pati asnjë thirrje “parlament i krimit” siç pretendon demokratja.
Ardit Bido: Ky Kuvend e ka humbur kontaktin e vet me qytetarët, e ka humbur sepse dita më interesante e javës është vendosur nga e enjtja e parlamentit në të mërkurën e përgatitjes së reels-ave. E dëgjova më parë kolegen që e vlerësoj, Jorida Tabakun që thoshte sesi hyri me qytetarët që thërrisnin “parlament i krimit”, etj. Në fakt, ne hymë bashkë nga hyrja nga “Toptani”, nuk kishte asnjë njeri andej, ishte vetëm një i Lëvizjes Bashkë që thoshte “parlament i krimit.” Se ku u dëgjuan këto “parlament i krimit”, unë nuk e di.
Tabaku përsëriti fjalët e saj të mëparshme që socialistët të dalin në protestë dhe të shohin si do të reagojnë qytetarët ndaj tyre.
Jorida Tabaku: Të dalë një nga ju atje përjashta, ta provojë dhe të shohë sesi sillen me ju. Hymë të dy bashkë në parlament dhe u morën me ju, asnjë fjalë kundër meje. S’kanë asnjë shqetësim me opozitën. Asnjë shqetësim. “Rama jepe dorëheqjen”, thonë. Dil njëherë e provoje, si të kanë trajtuar herën e shkuar.
Lajmi kryesor:
Debate në Kuvend për protestën! PD: Dhunuat protestuesit! Balla: Terroristë të Iranit, sulmuan efektivët! Lamallari: Policia zbaton ligjin, tërhiqni njerëzit me kapuça










