Bido në Report TV: Arrestimi Fredi Beleri prishi planet Athinës për të marrë pjesën jugore të vendit, synon të krijojë minoritet artificial në Himarë

Ardit Bido, profesor i Asociuar në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, njëherësh drejtor i Arkivave, thotë se arrestimi i Fredi Belerit në Himarë, prishi synimet që Athina ka në tokën shqiptare. Në një intervistë për Report Tv, Bido tha se Greqia, me veprimet e viteve të fundit, ka tentuar që të zgjerojë influencën në jugun e Shqipërisë duke synuar vendosjen e tabelave dy gjuhëshe nga Llogaraja dhe deri në Konispol.

Sipas Bidos, Greqia synon që në censusin që do të mbahet në Shqipëri këtë vit në bashkinë e Himarës të deklarohen 20% grek dhe sipas legjislacionit tonë të brendshëm do t’i lindete e drejta përfaqësuesve të minoritetit që të kërkojë tabela dygjuhëshe nga Qafë Bota në Llogara, nga Muzina në Sarandë.

‘Objektivi i Greqisë është që të marrë pjesë jugore të vendit.  Greqia synon që gjithë pellgun e Sarandës dhe Delvinës të jetë një zonë dy gjuheshe, minotoitare në të cilët do të vulvitet flamuri grek. Greqia do që të jetë gjuha greke në Konsipol, Himarë, Dhërmi, Palasë, qasje të cilën Greqia e ka nisur vitet më parë që prej censusit të vitit 2021. Në censusin e vitit 2011 në bashkinë e Himarës doli se 11.5% e popullsisë ishte greke dhe Athina ka nevojë që të arrijë 20% grekë në bashkinë e Himarës dhe sipas legjislacionit tonë të brendshëm do t’i lindej e drejta përfaqësuesve të minoritetit që të kërkojë tabela dygjuhëshe nga Qafë bota në Llogara, nga Muzina në Sarandë.

Fedi Beleri tregoi se mund të marrë vota me një sërë mekanizmash, duke dhënë shtetësi në Himarë dhe në Tiranë. Ka dhënë shtetësi greke tek biznesmenë dhe në Himarë jepte bursa në universitete shtetërore greke, kishte akses në spitalin e Himarës si askush tjetër atje. Fitorja i tregoi Athinës që në censusin që do të jetë në dhjetor mund të arrihet 20% grek në Himarë dhe të futej si kancer në Shqipëri. Fredi Beleri është një pjesë e një projekti politik të Athinës.

Arrestimi Fredi Blerit i prishi një plan të tillë të Athinës. Greqia po përgatitet për atë që do të bëjë në vitin 2024 që ka si qëllim që të krijojë minoritete artificiale në të gjithë pellgun e Himarës. Nëse nuk realizohet qëllimet politike të Athinës atëherë Shqipëria do të pengohej në rrugën drejt Integrimit të BE-së. Objektivat e Greqisë u shprehen edhe duke mos ftuar kryeministrin Edi Rama.’- tha Bido.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faruku: 23/08/2023 03:23

    Ka marre histeria rruget i thone kesaj pune. Edhe ky birbua i Arkivit, ne sinfoni me veshgjatet e tjere buzbardhe te kryedallkaukut. Do marri pjesen e jugut, thote pyka. Po ce do?? Do shpalle greke thote? Po greket jane me shume se gjysma arberesh ose arvanitas sic njihen rendom. E miliona arbereshe qe ne gjuhen moderne njihemi si shqiptare kane mbushur Greqine keto 4 dekada. Dhe pjesa me e madhe kane marre edhe nenshtetesi greke. Do na ndryshokan origjinen medemek arbereshet greke ne arberesheve shqiptare. Injorance ku ke rrenjet e tua i thone kesaj.

    Përgjigju
  • Iris: 23/08/2023 03:07

    Kjo nuk eshte ndonje gje e re.Sa kohe qe ajo zone do te jete e varfer dhe sa kohe shqipot do te drejtohen nga instikte te tilla si mbijetesa,oportunizmi dhe perfitimi,do te jete dikush qe do te perfitoje.E provoi turku ne fillim dhe nje pjese e shqipove u konvertuan ne islam per 100 arsye.Pas demokracise, disa shqipo te tjere qe ishin ne Shqiperi ndruan disa fe,protestantizmi,jehovajt,bahajt e disa te tjere u shfaqen e gjeten ajudjence.Jo te gjithe e bene se zbuluan,apo rrane ne dashuri me Zotin,pastaj u beme /kosovare/ per te vajtur ne BE,po behemi /bullgare/,po per te njejten arsye dhe kuptohet dhe /greke/ per pak pension,per dy letra e per ca perfitime te tjera.Ceshtja nuk qendron tek synimet e fqinjve tane,ato dihen e nuk kane ndryshuar asnjehe,por te gjetja e menyres si te ndalohen keto artificialitete,keto fallsifikime qe kane pasoja te renda per te ardhmen e vendit?!

    Përgjigju
  • Greku i anadollit: 23/08/2023 01:59

    Jemi anadollakë ne grekët

    Përgjigju
  • Hajdar: 22/08/2023 21:29

    Bravo ju qofte juve gazetarëve dhe komentuesve e zbuluat armikun klasës kjo është një fitore emadhe për popullin shqiptar me një pension një qind ero fitore dhe vetem fito

    Përgjigju
  • kombetari: 22/08/2023 19:14

    Deklarimi i kombesise ndryshe nga shqiptare duhet te provohet me dokumenta,madje kush genjen te parashikohen edhe denime....

    Përgjigju
  • beni: 22/08/2023 19:05

    paska fole dhe ky shkencetari qe sben dy leke

    Përgjigju
    • Labi: 22/08/2023 20:37

      Voja mamin e shikoje ben apo jo dy leke.

    • Flamur: 22/08/2023 19:52

      Kerme greke shporru!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit