Deputeti i PS Ardit Bido në fjalën e tij gjatë seancës plenare tha se Delvina dhe Konispoli do të vijojnë të ekzistojnë. Duke iu referuar deklaratës së Zhupës, Bido tha se po dëgjojmë trillime nga PD për Delvinën e Konispolin, pa dalë ende harta territoriale.

"Nuk mund të mos reagoja për një deklaratë që është bërë këtu nga një kolege për Delvinën e Konispolin. Janë të pavenda, dua t’i kujtoj se në reformën e kaluar territoriale PD  kishte një hartë të fshehtë dhe Delvina e Konispoli të zgjeroheshin në atë masë sa zhdukej identiteti i tyre. Kështu që mos na bëni moralizma.  Më tingullon e pavend që pa dalë harta territoriale dëgjojmë trillime. Nuk mundet që klima juaj të prodhojë  të kundërtën. Saranda e Delvina do të ekziztojnë", tha Bido.


Lajmi kryesor:

‘Territorialja’/ PD akuza PS: Të vetëm drejt hartës së re, doni të zhdukni 20 bashki! Balla: Sillni draftin deri të enjten