Në plot 97 faqe Gjykata e Lartë ka vendosur rihapjen nga e para të procesit gjyqësor me 8 të pandehur njohur ndryshe si dosja “Hakmarrja për Drejtësi”.
Report TV ka zbardhur këtë vendim ku rezulton se pikënisja e të konsideruarës 'Hakmarrja për Drejtësi" me bashkëpunëtorët e pandehur është një platformë e falsifikuar.
Ka qenë ky argument i kolegjit penal që ka hedhur poshtë dënimet përjetë dhe ka vendosur të prish vendimin e apelit të krimeve të rënda dhënë në 2009.
Nga gjykimi i kolegjit penal ka rezultuar se shkrimi i faturuar Altin Arapit si shkruesi i platformës hakmarrja për drejtësi ka qenë i falsifikuar dhe si përket atij.
Kolegji kujton gjithashtu se në gjykimet e mëparshme janë përdorur prova të deklaruara të papërdorshme, sikurse procesverbale sekuestrimi apo kontrolli të banesave të të pandehurve që janë pa data.
Po ashtu dëshmitë e Laert Shyti dhe Kreshnik Spahiu, të dhëna për 15 episode kriminale për të ashtuquajturin “Hakmarrja për drejtësi”, sipas Gjykatës së Lartë duhet të deklarohen të papërdorshme, pasi janë marrë me dy standarde, si të bashkëpandehur dhe si dëshmitarë.
Gjithashtu sipas Gjykatës së Lartë, në mjaft procesverbale ku janë shënuar deklaratat e të pandehurve Enkeledi Agaj, Laert Shyti dhe Nikolin Novruzaj, dokumentacioni është pa datë dhe pa firmë. Më flagrantet kanë lidhje me ngjarje kriminale që tronditën vendin gjatë viteve 1994-1996, sikurse vjedhja e firmës piramidale “Gjallica”, rrëmbimi i një fëmije në Vlorë për të përfituar shumën e 200 mijë dollarëve, apo edhe vjedhja e filialit të “Vefës” në Vlorë.
/Shqiptarja.com