Bie 70% importi i çimentos
shkak edhe kërkesa

Bie 70% importi i çimentos<br />shkak edhe kërkesa
TIRANE - Importi i çimentos ka regjistruar një rënie relativisht të shpejtë në katër vitet e fundit, duke zbritur, sipas statistikave të 6-mujorit të parë të këtij viti në vetëm 1.5 miliardë lekë ose 11 milionë euro.

Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rënia është në masën rreth 45 për qind. Gjatë periudhës nga viti 2009 deri më 2013 importi i çimentos, që shërben si lëndë e parë kryesore për ndërtimin, ka rënë me mbi 70 për qind. Shkaku kryesor që po çon në thuajse zerimin e importit të çimentos është rritja e shpejtë e prodhimit në vend.

Aktualisht në Shqipëri ushtrojnë aktivitet 4-5 kompani të mëdha të prodhimit të çimentos, të cilat jo vetëm furnizojnë tregun vendas, por eksportojnë prej kohësh tashmë gjithashtu edhe në tregjet e huaja, kryesisht në Kosovë e vende të rajonit. Një tjetër shkak për rënien e importeve, është edhe rënia e kërkesës së brendshme për çimento, si pasojë e krizës së thellë në sektorin e ndërtimit. Në këto kushte, çimentoja e importit e ka pësuar më keq dhe e ka ndjerë më shumë krizën sepse operon me çmime më të larta se prodhimi vendas.

Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.06.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Grupi i deputetëve italianë përfundon vizitën në Shqipëri: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit

Grupi i deputetëve italianë përfundon vizitën në Shqipëri: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit