Prokuroria e Kukësit ka mbyllur hetimet për dosjen në ngarkim të këngëtares Fjolla Morina, e cila u arrestua në datën 19 shtator teksa tentoi të hynte në territorin shqiptar përmes pikës kufitare të Morinës me dy armë zjarri me vete.
Dosja ka mbërritur në gjykatë dhe akuzohet vetëm për veprën penale “armëmbajtje pa leje”, ndërsa vepra tjetër “trafikim armësh” ka rënë .
Fjolla Morina vijon të jetë në Kukës nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Gjatë kontrollit nga autoritetet e pikës kufitare në çantën e saj u gjetën dy pistoleta, njëra prej tyre çakmak, si edhe 23 fishekë.
Këngëtarja nga Kosova u arrestua bashkë më dy persona të tjerë, me të cilët po udhëtonte. Fitim Muji shoferi personal dhe miku i saj biznesmeni nga Gjilani, Fisnik Syla. Fillimisht Gjykata e Kukësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditor për të dy, por ata janë liruar 16 ditë më vonë nga qelia.
Gjykata pushoi hetimet për dy të rinjtë, duke u shprehur se nuk ka prova që ata të jenë të implikuar në armën që iu gjet Morinës.
Pas ekspertizës së pistoletës, u konstatua se nuk kishte asnjë gjurmë së Sylës dhe Mujit në të, duke sjellë kështu lirimin e të dyve dhe lënien në masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.
Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë për këngëtaren ajo paraqiti një eko false, për të përfituar lehtësime në gjyq, duke shtuar se ishte dy muajshe shtatzënë, por mashtrimi u zbulua brenda pak orësh, në vizitën e dytë që bëri në spitalin e Kukësit.
Pavarësisht pretendimit të prokurorisë dhe akuzave të ngritura, Morina u la në “arrest shtëpie”.
E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.7%
-
Jo
27.5%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 870
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Plagosi me armë kushëririn e kryebashkiakut, Gjykata e Kukësit lë në burg vëllanë e drejtorit të Shërbimeve Publike
22 Shkurt, 11:59
-
Lezhë/ Tentativa e vrasjes me armë të 33-vjeçarit, shkak i sherrit loja e bixhozit! I riu i shpëtoi dy plumbave, Policia arrestoi autorin e dyshuar
10 Shkurt, 09:49
-
Financuan blerjen e mbi 7 tonë drogë nga Kolumbia për në Spanjë, EUROPOL godet kartelin shqiptar në Dubai! U sekuestruan 6,5 mln euro cash dhe 4 mln euro në makina e bizhu (VIDEO+FOTO)
24 Janar, 15:46
-
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
10 Janar, 17:06
-
Itali/ Festoi Vitin e Ri me të shtëna armësh dhe e postoi videon në rrjetet sociale, arrestohet shqiptari! Google Earth e spiunoi, i zbulohet 'depo' armatimi në banesë
4 Janar, 17:00
-
Shkodër/ Grabiti me armë dy vëllezër dhe më pas i shantazhoi që t’i jepnin 20 mijë lekë, arrestohet 32-vjeçari! Momenti i prangosjes (VIDEO+EMRI)
3 Janar, 10:24
-
Kapet një sasi e madhe e armëve të ftohta në Prishtinë
23 Dhjetor 2024, 09:44
-
Itali/ Trafik kokaine nëpërmjet ‘WatsApp’, kapet në ndjekje 23-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen armë dhe euro cash
21 Dhjetor 2024, 19:39
-
Braktisi automjetin me 18 sirianë në aksin 'Tuneli-Morinë', arrestohet 21 vjeçari! Ishte në kërkim prej vitit të kaluar
6 Dhjetor 2024, 11:10
-
Kurbin/ Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale, 21-vjeçari sheh efektivët dhe arratiset! Gjendet pushka dhe fishekët në makinë, shpallet në kërkim (EMRI)
3 Dhjetor 2024, 15:42
-
Policia e Kosovës aksion në veri të vendit, gjen armë dhe uniforma ushtarake
20 Nëntor 2024, 21:09
-
Iu gjet një arsenal me armë në makinë, dënohet me 14 muaj burg 19-vjeçari shqiptar në Angli (EMRI)
16 Nëntor 2024, 15:33
Pse keta kelyshe te pamesuar,do ta çanin me Fjollen??? Hajde derdimene hajde,as ka pare Fjolla,ju skini ngrene kafshata more topolake dylbera te glases politike.
PërgjigjuVetem ne shqiperi ndodhin keto gjera. Kjo ka kaluar kufirin shteteror me arme pa leje dhe te padeklruar. Nese ky nuk eshte trafik atehere policia shqiptare, prokuroria dhe gjykata te leshoje nje deklarate me perkufiziimin e trafikut.
PërgjigjuKjo esht drejtesia e re shqiptare qe na servir Amerika dhe Rama
PërgjigjuEhuu prokuroret dhe gjykatesit jan rrq nxjerrin lloj e soj sorollop , jo me ket rruspien ... por ska problem , e rendesishme eshte qe ka shtet , thjesht ne populli nuk dim ta shikojm...
Përgjigjuhahahaha po pistoleta kujt i mbeti ne der apo ishte e makines
Përgjigju