Pas gati tre muajsh pritje pas emërimit gjyqtar, 42 magjistratët e rinj që kanë përfunduar këtë vit Shkollën e Magjistraturës janë caktuan në detyrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Magjistratët e rinj u emëruan zyrtarisht më 31 korrik, por shpërndarja e tyre nëpër gjykata është bërë vetëm këtë të mërkurë, ndërsa veremonia e betimit të tyre pritet të zhvillohet të enjten.
Emrat e rinj janë janë shpërndarë në 11 gjykata të Shkallës së Parë në të gjithë vendin, përfshirë edhe një gjykatë administrative. Numrin më të lartë të emërimeve e kanë marrë Elbasani, Fieri dhe Lushnja, me nga 7 gjyqtarë secila.
Këshilli i Lartë Gjyqësor sqaroi se emërimi i magjistratëve është bërë brenda afatit ligjor, por shpërndarja e tyre në gjykata u vonua për shkak të procedurave të transferimeve dhe ngritjes në detyrë të gjyqtarëve aktualë. Sipas Këshillit, me përfundimin e këtyre proceseve, u krijua mundësia për caktimin në detyrë të magjistratëve të sapodiplomuar, të cilëve u është njohur edhe e drejta e pagesës për periudhën e ndërmjetme.
Ky vendim vjen në një kohë të vështirë për sistemin gjyqësor, që po përballet me mungesa të theksuara në trupën gjyqësore për shkak të largimeve nga vettingu. Nga 417 pozicione që parashikon organika, aktualisht janë të emëruar vetëm 308 gjyqtarë, ndërsa efektivisht në detyrë janë 265. Me caktimin e magjistratëve të rinj, numri i gjyqtarëve aktivë në vend shkon në 307, ndërsa i të emëruarve në 350. Sërish, në nivel kombëtar mbeten 67 vende vakante në gjykatat shqiptare. Situata më e rënduar paraqitet në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku nga 78 vende të parashikuara, janë të mbuluara vetëm gjysma , duke ndikuar ndjeshëm në ecurinë e çështjeve.
Komente










Shpresoj shume ke brezi urime tena nderojne suksese
PërgjigjuIshalla japin drejtesi....shume te veshtire e shoh
Përgjigju