'Bie akuza për grup të strukturuar kriminal'/ GJKKO shpall moskompetencë, ish- deputeti Arben Ndoka do gjykohet vetëm për falsifikim dokumentesh

'Bie akuza për grup të strukturuar kriminal'/ GJKKO shpall moskompetencë, ish- deputeti Arben Ndoka do gjykohet vetëm për falsifikim dokumentesh

Arben Ndoka

TIRANË- Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO)  ka shpallur moskompetencë për akuzat ndaj ish- deputetit Arben Ndoka.

Report Tv mëson se Ndokës i është hequr akuza "si pjesë e grupit kriminal", duke mbetur vetëm ajo për "falsifikim dokumentesh".

Gjithashtu, Ndoka ka kërkuar dhe heqjen e arrestit të shtëpisë ku çështja do të gjykohet në Gjykatën e Lezhës. 

Për cilën çështje bëhet fjalë? Arben Ndoka, ish-deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, është marrë i pandehur dhe çështja kundër tij i është përcjellë gjykatës për shqyrtim gjyqësor. Për këtë çështje prokuroria ka sekuestruar dhe 300 mijë m2 tokë në zonën e Ranës së Hedhun në plazhin e Shëngjinit. Arben Ndoka,u ndalua në pasditen e 21 tetorit të vitit 2018, së bashku me të vëllanë, Xhevahir Ndoka. Ndërkohë në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup tjetër kriminal që ishte i lidhur me abuzimet e tokave në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë të PD-së, Fran Frrokaj i dënuar me katër vite burg. Në atë kohë u arrestuan 12 persona. Prej tyre 9 ishin zyrtarë të bashkisë dhe drejtorisë së bujqësisë në Lezhë, ndërsa tre të tjerë përfitues të paligjshëm të pronave

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD