Arben Ndoka, ish-deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, është marrë i pandehur dhe çështja kundër tij i është përcjellë gjykatës për shqyrtim gjyqësor. Vendimi për marrjen të pandehur të Ndokës dhe dërgimin e çështjes në gjykatë kundër tij është marrë në muajin dhjetor 2019, nga prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila bashku me ish-deputetit nën akuzë ka vënë dhe 14 persona të tjerë, si të implikuar në skemën e tjetërsimit të pronave në zonën e “Rranës së hedhun” në Lezhë.
Ndaj 15 të pandehurve të kësaj dosje dy prokurorët e çështjes Vladimir Mara dhe Dritan Prençi kanë ngritur akuzën e “Falsifikimit të dokumentave”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Mes personave të marë të pandehur për tjetërsimin e pronave në Lezhë është dhe vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka, Xhevi Ndoka, motra e tij Mimoza Ndoka, si dhe xhaxhai i tij Gjok Ndoka. Po kështu persona të tjerë që janë vënë nën akuzë dhe shumë shpejt pritet të dalin para gjykatës si të pandehur janë dhe Erald Osmaci, Bledar Cara, Bled Ndoka, Lule Zeneli dhe persona të tjerë.
Për këtë çështje prokuroria ka sekuestruar dhe 300 mijë m2 tokë në zonën e Ranës së Hedhun në plazhin e Shëngjinit. Arben Ndoka,u ndalua në pasditën e 21 tetorit të vitit 2018, së bashku me të vëllanë, Xhevahir Ndoka. Ndërkohë në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup tjetër kriminal që ishte i lidhur me abuzimet e tokave në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë të PD-së, Fran Frrokaj. Në atë kohë u arrestuan 12 persona. Prej tyre 9 ishin zyrtarë të bashkisë dhe drejtorisë së bujqësisë në Lezhë, ndërsa tre të tjerë përfitues të paligjshëm të pronave. Tashmë procesi kundër ish-kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj dhe personave të tjerë ka mbetur në fazën e dhënies së pretencës nga prokuroria e Lezhës.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.3%
-
Të gabuar
13.5%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 5278
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U arrestua për herë të dytë në Dubai, Durim Bami kërkon të mos deportohet në Shqipëri: Më rrezikohet jeta, 16 persona duan të më vrasin
29 Tetor, 13:15
-
Linjat e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në BE dhe përfshirja e shqiptarëve! Dumani me 4 prokurorë të SPAK në Brazil
28 Tetor, 13:01
-
SKEDA/ Nga Fatos Nano dhe Safet Zhulali, te Saimir Tahiri, Lefter Koka dhe Ervin Salianji! Ja ministrat dhe deputetët e arrestuar e dënuar nga Drejtësia
26 Shtator, 16:14
-
Pakti i fshehtë në 'Sky' mes Behar Bajrit dhe Durim Bamit: Ti më vrit Dorian Dulin,unë ju vras Arben Ndokën
8 Shtator, 11:03
-
Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij
13 Gusht, 23:10
-
Ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka! SPAK e shpalli në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos, ekzekutoi Erigers Mihasin dhe planifikoi eliminimin e Ervis Martinajt
2 Gusht, 13:38
-
GJKKO lë në burg Xhelal Rrajën, vëllai i ish deputetit PS-së, pjesë e grupit të Durim Bamit! Akuzohet se planifikuan të vrisnin Arben Ndokën
12 Korrik, 09:37
-
Operacioni 'Revanshi' vijon/ Arrestohet Xhelal Rraja, vëllai i ish deputetit PS! Akuzohet se do të siguronte mjetet për vrasjen e Arben Ndokës në varrimin e gjyqtarit
10 Korrik, 12:54
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, SPAK ankimon dënimin me 2 vite burg të Fran Frrokajt! Kërkon 4 vite burg për ish-kryebashkiakun e Lezhës
26 Qershor, 09:51
-
‘Vrasja e vëllait të ish-deputetit Ndoka doli te ‘Metamorfoza’, gazetari Dervishi në Report Tv: E rëndë për Metën, flitet se e ka porositur ai
23 Qershor, 12:17
-
'Metamorfoza'/ Arrestohet në Itali Aleks Ndreka! Leksi i Druve u prangos në aeroportin e Malpensas në Milano
10 Qershor, 12:37
-
Aleanca Ervis Martinaj-Arben Ndoka për të hequr qafe Durim Bamin! 16 persona mobilizohen për ta vrarë e s’ia dalin! Bisedat në ‘SKY', Bajri: E ftoj në shtëpi, a je gati t’i grijmë këtu?
20 Maj, 11:55