TEC në tokë bujqësore? Këshilli bashkiak i Roskovecit miraton planin që i hap rrugë ndërtimit, banorët kundërshtojnë

Në një mbledhje jashtë rendit të ditës, Këshilli Bashkiak i Roskovecit miratoi këtë të premte ndryshimet në planin e përgjithshëm vendor që mes të tjerave i hap rrugën projektit për ndërtimin e termocentralit në fshatin Suk 1.

Paralelisht me debatet brenda këshillit bashkiak mes këshilltarëve të opozitës dhe atyre të PS, jashtë bashkisë zhvillohej një protestë e një grupi qytetarësh dhe këshilltarët opozitarë të Roskovecit, që kishin ftuar edhe ekspertë nga Tirana.

Megjithatë ndryshe nga protestuesit, kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, thotë se nuk bëhet fjalë për miratim përfundimtar të ndërtimit të TEC në fshatin Suk1.

“Nëse do të ketë apo jo aktivitet industrial, qoftë edhe ky që ju thoni, nuk e miratojmë ne sot por e miratojnë institucionet përkatëse që janë ato që kanë në dorë.  Kur të vijë momenti do të jem unë ajo që do të kërkoj e parë se për çfarë bëhet fjalë”, tha Bufi.

Me vendimmarrjen e sotme në Këshill Bashkiak është ndryshuar destinacioni i tokës nga bujqësore në njësi që mund të përdoret edhe për arsye energjetike. Pra një miratim në parim i Këshillit Bashkiak me 13 votat e socialistëve për ndërtimin e TEC-it.

Tashmë projekti i “FIER THERMOELECTRIC” SHA, pronësi  e Gener 2 në Shqipëri dhe një firme greke ka dritën jeshile për të kërkuar nga institucionet qendrore lejet përkatëse, për projektin që ka shfaqur interes që prej vitit të kaluar. Banorët fermerë të zonës kanë paralajmëruar se protestat kundër ndërtimit të këtij termocentrali do të vazhdojnë, pasi dëmton rëndë ekonominë dhe shëndetin e familjeve të tyre.

B.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/04/2024 02:00

    Ne Shqiperi,kur behet fjale per ceshtje te tilla,eshte sa te korruptuar jane qeveritaret qe japin lejet dhe cilet.Ne rastin konkret ju gjet ana qe ne bashkine e Roskovecit,nuk u desh te lyhej rrota deri ne ate te Fierit,te qarkut qe e permbledh,apo deri ne ate qendrore.Mos u cudisni pastaj kur qeveritaret lokale perfundojne ne burgje per tendera,tjetersime,favorizime,fallsifikime e dhenie lejesh.

    Përgjigju
  • mark: 26/04/2024 21:34

    mos zini tokat e bukes..omaskarenj...pak toka buke kane zene msloket ne tirane...gjeni toka te varfra,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Freedom House shpallet “organizatë e padëshirueshme” nga Rusia

Freedom House shpallet “organizatë e padëshirueshme” nga Rusia