Dëshira e francezëve për t’u larguar nga vendi ka arritur nivel rekord në vitin 2025, sipas një studimi të publikuar nga Gallup. Sondazhi tregon se 27% e të rriturve në Francë do të dëshironin të largoheshin përgjithmonë, më shumë se dyfishi krahasuar me vitin 2024, çka përbën nivelin më të lartë të regjistruar në pothuajse dy dekada. Arsyeja kryesore lidhet me rënien e fortë të besimit në institucionet shtetërore, pasigurinë politike dhe pesimizmin ekonomik.
Besimi ndaj qeverisë franceze ka rënë në 29%, me një ulje prej 13 pikësh brenda një viti, ndërsa besimi në sistemin e drejtësisë dhe institucionet financiare ka shënuar gjithashtu rënie të ndjeshme. Sipas Gallup, asnjë vend tjetër i Bashkimit Evropian nuk ka përjetuar një rënie kaq të madhe të besimit institucional gjatë vitit 2025. Situata është përkeqësuar nga paqëndrueshmëria politike pas shpërndarjes së parlamentit në vitin 2024 dhe mungesës së një shumice të qartë qeverisëse.
Në aspektin ekonomik, 67% e francezëve besojnë se gjendja e tyre po përkeqësohet, ndërsa vetëm 21% shohin përmirësim. Franca renditet prej vitesh mes vendeve me pesimizmin më të lartë ekonomik në vendet anëtare të OECD-së. Ky realitet ka shtyrë shumë qytetarë, veçanërisht sipërmarrës dhe profesionistë të rinj, të kërkojnë mundësi jashtë vendit. Popullariteti i presidentit Emmanuel Macron ka rënë në 28%
Komente









