Deri më tani ata ishin çifti perfekt dhe më të dashur në sytë e publikut. Por duket se skandalet kanë plasur dhe për Princ William dhe Kate Midelton.
Sipas revistës “In Touch”, princi William e ka tradhtuar Kate-in gjatë kohës që ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tretë.
Sipas këtyre thashethemeve, ai ka shkuar me Rose Hanbury, e cila është markezë e Cholmondeley dhe njëkohësisht mikeshë e Kate-it dhe familjes mbretërore. Rose është e martuar me aristokratin britanik, David Rocksavage, i cili është rreth dy dekada më i madh se ajo. Sipas The Sun, Kate dhe Rose kanë qenë shumë të afërta, por tani jo më. Madje, Kate i ka kërkuar William-it t`i shkëpusë të gjitha lidhjet me Cholmondeley-t.

Edhe pse thashethemet po qarkullojnë me shpejtësi nëpër të gjitha mediat, nuk ka asnjë reagim nga përfaqësuesit e familjes mbretërore.
/Shqiptarja.comKomente

