Bie përfundimisht ligji për goditjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve KÇK (kap çfarë të kapësh) në drejtësi. Dekreti i Presidentit Ilir Meta, i cili hodhi poshtë ndryshimet e Kuvendit në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të goditur magjistratët KÇK, nuk mund të rrëzohet më nga Parlamenti, për shkak të mbarimit të afatit të parashikuar në Rregulloren e Kuvendit.
Shumica parlamentare kishte 4 javë kohë për të miratuar apo rrëzuar dekretin e Metës për kthimin e ligjit. Kuvendi miratoi ndryshimet në ligjin për statusin e magjistratëve në datën 12 shkurt 2020. Ligji u depozitua në Presidencë për dekretim në datën 14 shkurt. Presidenti Meta, në datën 2 mars, vendosi rrëzimin e ligjit, me pretendimin se ligji bie ndesh me dispozitat kushtetuese dhe me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.
Në 3 mars, Presidenca ia përcjellë dekretin për rrëzimin e ligjit Kuvendit. Ndërkaq, pika 4 e nenit 86 të Rregullores së Kuvendit parashikon që “komisioni përgjegjës përgatit raportin për seancën plenare me propozimin për pranimin ose rrëzimin e dekretit të Presidentit brenda 4 javëve nga data e depozitimit të tij në Kuvend”. Ky afat ka skaduar. Shumica parlamentare nuk e shqyrtoi dekretin, pas një vendimi për të pritur një opinion të Komisionit të Venecias, për këtë ligj, sidomos për çështjen e betimit të gjyqtarëve të nivelit të lartë. Venecia e vonoi opinionin për shkak të pandemisë së Covid-19.
Më parë, Rregullorja e Kuvendit nuk ka pasur afat për shqyrtimin e dekretit të Presidentit nga Kuvendi. Por, ku ishte në pushtet ish-kryeministri Sali Berisha, krijoi një precedent, duke lënë pa shqyrtuar dekretet që nuk i pëlqenin të ish-presidentit Bamir Topi. Në këto kushte, socialistët vendosën një afat për shqyrtimin e dekreteve të Presidentit, duke e detyruar Kuvendin që të vepronte brenda 4 javësh. Ndërkaq, ligji i rënë parashikonte pezullimin nga detyra të gjyqtarëve dhe prokurorëve abuzivë brenda 6 ditëve si dhe i hiqte Presidentit nga duart ceremoninë e betimit të gjyqtarëve, si mjet bllokimi.
Data e depozitimit te dekretit Metes
Afati i shqyrtimi dekretit sipas rregullores
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3085
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sali Berisha lirohet nga 'arresti shtëpiak!' Reagon opozita! Bardhi: Fitore politike e tij! Meta nga burgu: Urime
27 Nëntor, 11:29
-
Suel Çela ndikoi tek Ilir Meta për të rikthyer Pajtime Fetahun në gjyqësor
26 Nëntor, 21:16
-
Gjykata Kushtetuese shqyrton më 27 dhjetor 'arrestin e shtëpisë' të Berishës, thërret dhe Kuvendin e SPAK në seancë
26 Nëntor, 14:26
-
Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat vitet e fundit! Esencë-Report Tv
25 Nëntor, 20:13
-
Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narkodrejtësisë
25 Nëntor, 18:56
-
Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut! Shqetësim gjyqtarët e prokurorët që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive! Me iniciativën tonë hetojmë të shkarkuarit
25 Nëntor, 10:48
-
Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës
24 Nëntor, 12:13
-
Intervista e Dumanit/ Lapardhaja: Dje konfirmoi që SPAK dhe ai janë indiferent ndaj sulmeve politike! Një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë, fat për shoqërinë shqiptare
23 Nëntor, 17:35
-
Avokatët e dosjes 'Metamorfoza' reagojnë pas intervistës së Altin Dumanit: Sqarim lidhur me vlefshmërinë e të dhënave të SkyECC
23 Nëntor, 12:05
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
'Studio Live'/ Vendimi i GJK për Berishën, Haklaj: E quajti arrestimin të ligjshëm, unanim 8-0! Meta humbi burrërinë, kërkoi pasaportën! Faik Basha: Është më i frymëzuar se kurrë
22 Nëntor, 18:01
-
Ylli Pata: Pse shpërtheu bomba në PD pas vendimit të Kushtetueses
22 Nëntor, 17:58
A mbron kuvendi ligjet qe luftojne korrupsionin 30vjecar ne drejtesi ?
PërgjigjuNormal vetem ligjet dem popullit miratojne pervete asnje llogjike
PërgjigjuLojra te felliqura: E ka kush e ka/veç popullit kurrkush s'e ha! Dridhe Like,hidhe Edi! Mbaje Lyli,Haje Beni!
Përgjigju