Një person ka humbur jetën, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Mësohet se ka mbetur viktimë një 35-vjeçar nga fshati Rrethe Baz në Mat.
Mësohet se ka humbur jetën shtetasi Roland Bruci, pasi ka rënë në kontakt me korrentin. Ndërkohë, grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet.
Informacioni paraprak i policisë
Rreth orës 15.10, jemi njoftuar se një shtetas është dërguar nga familjarët pa shenja jete në spitalin e Burrelit. Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake të kryera ka rezultuar se:
Shtetasi M.B, rreth 35 vjeç, banues në fshatin Rrethe-Baz, duke ndërruar një prizë në banesën e tij dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ku për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon hetimet dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Komento