Dosja K në Report TV sjell historinë e fisit Allamani të Matit, të martirizuar nga diktatura komuniste.

Në një kullë madhështore në Kurdari të Matit, për dekada me radhë janë shënuar ngjarje heroike por edhe tragjike, sidomos në periudhën e diktaturës. Të shquar për nacionalizëm dhe tradita të shëndosha burrat e kësaj kulle qëndruan gjithmonë kryelartë, nuk bënë kurrë kompromis me të keqen dhe paguan shtrenjtë si rrallëkush, jo vetëm në Mat, por në gjithë Shqipërinë. Pasardhësit e tyre u lindën dhe u rritën mes dhunës dhe persekutimit komunist, por e ushqyen shpirtin dhe ndërgjegjen e tyre me historitë e lavdishme të të parëve dhe rezistuan me dinjitet deri në ditët e fundit të diktaturës. Veç gjakut të derdhur padrejtësisht ata sot i vret më shumë se çdo gjë, historia e shtrembëruar dhe e tjetërsuar, mohimi i të vërtetave, dhe sulmet e padrejta për gjysëm shekulli duke e trashëguar dhunën dhe persekutimin nga gjyshi, tek baballarët, tek fëmijët e më vonë edhe tek nipërit e mbesat. Historitë e kësaj kulle janë të shumta dhe pasardhësit që i kanë trashëguar po ashtu. Por në këtë episod të Dosjes K, rrëfyen një pjesë të historive të familjes, dy pinjollë të kësaj dere, Halit Allamani dhe Eduard Allamani.

Në fisin Allamani, përmenden dy burra të martirizuar prej diktaturës. Ishin vëllezër dhe ndanin në zemër të njëjtat ndjenja dhe ideale për atdheun. Kontribuan shumë për vendin, u angazhuan në luftë kundër pushtuesve, dhe e paguan me jetë dashurinë e tyre për atdheun, si Dyli ashtu edhe vëllai i tij i vogël, Isuf Allamani, që në ditët e para të regjimti komunist. Dhe historia e tyre tragjike do të shenjonte më tej fatin e gjithë burrave të fisit dhe pasardhësve të tyre....

“Familja Allamani ka vuajtur me pa të drejtë, si shumë familje të tjera në Shqipëri. Me pa të drejtë sepse familja Allamani gjithmonë ka lobuar, ka kontribuuar për këtë vend”, tha Eduard Allamani.

“Stërgjyshi im Sulejman Allamani ka dhënë jetën e tij në luftën serbo-malazeze në Shkodër. U ngrit nga Mati dhe shkoi atje, që normalisht la 6 fëmijë dhe me bashkëshorten e tij natyrisht dhe me farefisin dhe shkoi për të kontribuuar si shumë familje të Matit dhe nuk u kthye d.m.th. dhe varri i tij sot nuk dihet sepse siç qe ajo periudhë e errët e Shqipërisë së asaj kohe. Megjithatë gjatë periudhës së mbretërisë e rimorën veten. Fëmijët e Sulejmanit, ndër ta edhe gjyshi im Dyli, Shahini, Selmani, Isufi”, vijoi më tej Eduard Allamani.

“Ishin Dyli, Selmani, Shahini, Isufi, 4 vëllezër. Isufi shkoi në Itali dhe u arsimua në Itali për zooveteriner, doktor, që pati mbaruar atje në Itali. Edhe gruan e mori italiane. Erdhi në Shqipëri dhe formoi fermën e parë në Xhafzotaj, në Sukth. Edhe ishte drejtor ferme atje”, tha Halit Allamani.

“Duke qenë më i vogli i dha mundësi, mbaroi studimet në Firence të Italisë për veterinari dhe Isufi u kthye në Shqipëri, që fare mirë mund të ndërtonte edhe në Itali, por u kthye në Shqipëri për të kontribuuar dhe realisht ka kontribuuar shumë, ka qenë drejtori i fermës së parë të krijuar në Shqipëri në Xhafzotaj të Durrësit dhe ka lënë shumë dorëshkrime që edhe sot janë në arkivin e Ministrisë së Bujqësisë shqiptare”, tha Eduard Allamani.

Haliti dhe Eduardi, të dy pasardhës të familjes allamani, me baballarë të shumvuajtur në burgjet e komunizmit, thonë se fillesa e dramës së madhe të fisit të tyre lidhet me luftën dhe pozicionin e burrave të fisit në krah të nacionalistëve e në veçanti të Abaz Kupit.

“Këta kanë qenë një familje që kanë luftuar për çlirimin e vendit, se në luftë me Italinë, me gjermanin, kanë luftuar të gjithë këta, nuk kanë qenë vetëm siç e thotë historiku, siç e kanë thënë përpara, se Man Allamani është, ka ndaluar autokolonën italiane në Suç, ka vënë trekëmbëshin. Deri kur i ka ardhur urdhër nga postkomanda që ishte, e çlirimit atje: ndaloni, mos vritni më. Kanë thënë që janë vrarë shumë italianë aty, në përplasje aty”, tha Halit Allamani.

Gjithë familja Allamani kontribuoi. Gjyshi im Dyli ka qenë një ndër kontribuesit më të mëdhenj, natyrisht të pozicionuar me forcat e djathta të asaj kohe dhe ndryshe nga sa thuhet në histori që këta njerëz nuk kanë kontribuuar në luftën e Matit, dokumentet thonë komplet ndryshe, që e vërteta është që këta kanë kontribuuar shumë në luftën e Matit kundrejt pushtuesve të asaj kohe, qoftë pushtuesve italianë, qoftë pushtuesve gjermanë, për aq kohë sa ata hynë në ato territore. Natyrisht pjesën tjetër të luftës e kanë bërë edhe forcat partizane, por kryesisht, për të qenë korrekt, luftën kryesore në zonën e Matit e kanë bërë forcat të ashtuquajtura të Abaz Kupit, pra pjesa nacionaliste që quhej në atë kohë”, tregoi Eduard Allamani.

Haliti tregon se  dy ngjarje nga Lufta të cilat i të detajuara në kujtesë prej rrëfimeve të të atitit Sherifit. Duket se ato ngjarje e  kanë shenjuar përfundimisht fatin e familjes së tyre në komunizëm, pasi komunistët me brigadat partizanë që kishin hyrë në Mat, kishin ngritur pushkë edhe në kullën e tyre e kishin vrarë edhe gra e fëmijë të pafajshëm....

“Kur ishte mbledhur i gjithë fshati për të bërë luftën, të bisedohej se si do veprojmë, që të vijë gjermani dhe të mos e lëmë të kalojë këtej, janë mbledhur gjithë fshati bashkarisht në një vend atje, duke biseduar. Më në fund janë shpërndarë dhe kanë shkuar te shtëpitë tona 4-5 veta, se kishin ekonomi dhe kishin bisedë me njëri-tjetrin, mblidheshin fiset edhe kanë shkuar atje. Atje atëherë ka shkuar një brigadë partizane. Ka kaluar andej dhe kanë thënë që shtëpitë ishin 3-katëshe, shtëpi të mëdha, me. I dinin, marrë të dhënat dhe kanë thënë: dilni jashtë. Kanë thënë: jo. Nuk kishte gra e fëmijë s’kishte aty se ishin larguar nga lufta, kishin ikur në mal. Aty kanë qenë 7-8 burra. Si përfundim aty ka plasur, se kanë dashur të hynin me zor brenda...”, tha Halit Allamani.

“Janë vrarë njerëz. Ka ardhur atëherë, komandant batalioni thonë, ka qenë Shefqet Peçi. Pasi ka marrë vesh që janë vrarë njerëz kështu, atëherë ai ka ardhur në Kurdari dhe ka vrarë kë ka gjetur rrugës. Janë 18 emra, është bërë edhe një lapidar tani atje në fshatin tonë, të atyre familjeve që janë vrarë, gra, fëmijë”, vijoi më tej Halit Allamani.

Haliti tregon se pas asaj ngjarje, ndërsa Lufta ishte në fudn të saj... një tjetër masakër mund të ksihte ndodhur në fisin e tyre, prej komunistëve nëse fati nuk do ti shpëtonte.   

“Kanë marrë fisin tonë, gratë që kanë qenë aty, që kanë ardhur nga mali, i kanë marrë dhe i kanë çuar në një vend aty poshtë, i thonë Kurtagjeni, një vend lagje aty, dhe i kanë marrë gra e fëmijë për t’i pushkatuar të gjithë. Ne, një kushëriri ynë, jo, Selmani ka pas marrë gruan në Lis, te Selmanët, ajo ishte e ëma, e shoqja e Selmanit ishte kushërirë e Lije Çelës, të shoqit të Dyle Çelës. Dhe në këto momente këta e njoftojnë që duan të vrasin gratë dhe fëmijët e Allamanit. Petriti e këta kanë qenë fëmijë i vogël, Sherifi ka qenë më i madh. Edhe kanë njoftuar Lije Çelën. Lija ka njoftuar menjëherë, se Dyle Çela ishte i lidhur, kishte me këta partizanët në atë kohë, kishte bisedë dhe i kanë thënë që duan të vrasin fëmijët e Allamanëve, i kanë çuar të gjithë atje poshtë. Ka njoftuar postkomandën dhe ka thënë: këtu e këtu. Ai i ka thënë që të ndalohet vrasja. Edhe këta kanë çuar një korrier, - siç thoshte gjyshi, babai jo gjyshi, thoshte: ka ardhur një korrier me flamur që të ndalohet, me flamur të bardhë, - tha, - që të ndalohet vrasja. Edhe ai që ishte komandant i pushkatimit aty, e kishin pas quajtur Abaz, ai kishte thirrur: Abaz, Abaz, dhe kishte ngritur flamurin. Këto momente i thotë që të ndalohet vrasja, të mos bëhet asnjë dhe e kanë ndaluar vrasjen. Se kanë qenë duke vrarë fëmijë dhe gra, të pafajshëm”, shtoi Halit Allamani.

Mes atyre fëmijëev atë ditë ndodhej edhe petriti babai i Eduartit, sikurse edhe Sherifi, bababi i halitit Siç rrëfen Halitit, petriti ishte ende foshnje, ndërsa babai i tij më i rritur dhe e mbante mend mirë ngjarjen dhe traumën e shkaktuar atë ditë prej partizanëve. Ai tregon më tej se kjo ngjarje traumatike isht epërhapur në gjithë zonënë dhe madje kishte shkaktuar reagim edhe në rradhët e partizanëve. Ai tregon se gjyshi i tij, Shahini  kishte takuar një ditë në rrugë një partizanë që kishte dezertuar  nga brigada e saj, si shenjë revolte pas këtyre vrasjeve ën kurdari....

“Atëherë aty gjyshi ka gjetur një partizane që kishte ngelur në rrugë, kishte ngelur aty dhe këta i kishin thënë: hajde të çojmë të dorëzojmë në komandën e Lisit. Ishte postkomanda në Lis. – Jo, - ka thënë ajo, - unë nuk do shkoj më atje, të luftoj aty, ju po patë mundësi të më jepni rrugë, të më drejtoni, të shkoj në vendin tim se nuk do luftoj më për këta këtu. Me ç’kam parë këtu, në këtë vendin tuaj, në fshatin tuaj, unë nuk do luftoj më andej. Nuk do shkoj, do të kthehem. Ajo ka qenë nga jugu, ajo vajza. Dua të kthehem në familjen time, - kishte thënë, - nuk dua të shkoj të luftoj më. – Se çfarë ka ndodhur në këtë fshat, unë nuk dua më të shkoj të luftoj. Nejse e dorëzuan këtë në atë kohë, gjetën njerëzit e vet dhe  dorëzuan. Se këta kanë thënë që kanë vrarë Allamanët. Aty se sa janë vrarë në luftë, se në luftë tani, ti gjuaj unë gjuaj, se sa janë vrarë nuk e dimë”, rrëfeu Halit Allamani.

Vendosja e regjimit komunist, shënoi nisjen e një epoke të erret e të vështirë për fisin Allamani.

Në ditët e para të nëntorit 1944, në Tiranë do të pushkatohej pa gjyq, Isuf Allamani, një shkencëtar i diplomuar në Firencë për zooteknikë, i papërlyer kurrë me politikë, me një varg veprash të vyera lënë dorëshkrim në fushën e veterinarisë, i martuar me një vajzë italiane e cila e kishte ndjekur deri ën fshatin e tij në Kurdari.

Rrethanat e pushkaitmit të isufit ende diskutohen edhe pas 80 vjetësh, ndërsa i biri, Allaman Allamani, atëkohë 2 vjeç, dhe sot doktor në Itali, thotë se falja është përgjigje për gjithë ata që ju dorëzuan arrogancës, frikës dhe urrejtjes....  

Pas vrasjes së Isufit në kullën e Allamanëve, do të niste një kalvar i gjatë e i dhimbshëm gjysëmshekullor. Fillimisht, brigada e partizanëve që veprontë në atë zonë, ju kishte  djegur kullën, duke i lënë në mes të të ftohtit fëmijë, gra e pleq. Burrat të arratisur në mal, duhet ti bënin ballë hakmarrjes komuniste e njëkohësisht të kujdeseshin për familjen. 

Dyl Allamani duke parë egërsinë e komunistëve vendosi të dorëzohet për të shpëtuar nga plumbi burrat e nipërit e fisit të tij. Por dorëzimi, edhe pse në besë, nuk kishte asnjë garanci dhe komunistët do të tregonin edhe në këtë rast se pabesia qe në të vërtetë virtyt për ta.

“Gjyshi im dorëzohet, me të drejtë, sepse qeveria d.m.th. e akuzonte për shumë gjëra, jo, siç i vunë etiketën në atë kohë, jo bashkëpunëtor të asaj kohe, në një kohë që të gjithë e duan Perëndimin edhe sot. Ata kanë qenë shumë largpamës edhe në atë periudhë dhe u dorëzua”, tha Eduard Allamani.

Siç dëshmon ky vendim i gjykatës ushtarake të Tiranës, i cili mban numrin 404 dhe datën 2 nëntor 1945, Dyl Allamani, ishte nxjerrë në gjyq  dhe ishte dënuar me vdekje, duke e cilësuar pa të drejtë,  si kriminel Lufte, për veprimtarinë e tij në rradhët e legalitetit me forcat e Abaz Kupit.  

Siç shkruan studiuesi Xhevahir Gradica, Dyl allamani, i cili ishte 50 vjeç në kohën që ju dha ky vendim,  do të shndërrohej për pak ditë si faktor përçarës mes  drejtuesve komunistë. komunistëve drejtues.

“Miqësia e vëllazërimi me Myslim Pezën nuk e shpëton burrin e Allamanëve për të përfunduar në plumb edhe pse komandanti i çetës së Pezës mundi të bindte Enver Hoxhën për t’i falur jetën Dyl Allamanit, mëritë e vjetra të Haxhi Lleshit me Allamanët ishin më të forta sesa lutjet e Myslim Pezës. “Nëse nuk do të pushkatosh Dyl Allamanin më vra mua”, mësohet t’i këtë thënë Haxhi Lleshi diktatorit Enver Hoxha, ndikimi i të cilit ka qenë vendimtar për fatin e jetës së 50-vjeçarit”, shkruan Gradica.

Dhe vërtet, sic ddëshmon ky procesverbal ekzekutimi, 50-vjeçari Dyl allamani u pushkatua në breg të Lumit të Tiranës me 7 dhjetor 1945, në orën 9 :45 minuta.

“Kur është pushkatuar gjyshi, e vënë para pushkatimit dhe për fatin e mirë, pjesa e administratës komuniste, d.m.th. i kanë shkruar gjërat siç janë. Në akuzë është tjetër gjë, që në akuzë kanë ndërtuar akuzën ashtu siç kanë menduar, kanë gjetur dëshmitarë apo pa dëshmitarë, nuk e, por në pjesën e pushkatimeve, për çfarë kam parë, qëndron e vërteta sepse. E pushkatojmë tim atë dhe thotë: rroftë demokracia, rroftë Shqipëria. Thotë: amanet, sepse gjyshi ka pasur njëfarë miqësie me familjen Peza, edhe i thotë: i thoni Myslymit që të paktën të lobojë, që varrin, eshtrat të ktheheshin në Kurdari. Mirëpo eshtrat nuk u kthyen. Amanet vëllezërve të vijnë të marrin eshtrat. Diçka e tillë. Eshtrat nuk erdhën t’i marrin, a nuk ia dorëzuan, mbetën d.m.th”, rrëfeu Eduard Allamani.

“Ju njoftojmë se sot, 7. Dhjetor 1945, ora 9. 45 në afërsi të Lumit, në prezencë të prokurorit të kësaj Gjykate u ekzekutua Dyl Allamani.

Fjala e fundit qe kjo: ‘Familja për vrasjen t’eme, ta dij se hasmit më kanë marrë më qafë. Rroftë Shqipnija, Rroftë flamuri, Rroftë demokracia.... Myslim Pezës ja la amanet fëmijët dhe vllaznit për bukën që kimi hangër. Të lajmërohet vëllaj qi asht në burg për të godit varrin tem’...”, thuhej në njoftimin e Gjykatës së Lartë Ushtarake, Tiranë më 7 dhjetor 1945.

Por as amaneti i fundit nuk do të shkonte në vend. Selman Allamani, vëllai i burgosur që përmend në amanetin e tij Dyli, sikurse edhe gjithë familjarët e tjerë dhe pasardhësit e tyre, nuk i gjetën kurrë eshtrat e Dylit, edhe sot ai listohet mes të zhdukurve të regjimit komunist.

“U dorëzua dhe e pushkatuan. Varrin e Dylit edhe sot nuk e kemi d.m.th. nuk dimë. Kam kërkuar në arkivat e sotme, nuk po e gjejmë”, shtoi Eduard Allamani.

Pushkatimi i dy vëllezërve Allamani Isyfit dhe Dylit, nuk do ta shuante urrejtjen e komunistëve. Po ato vite të para të rejgimit komunsit do të burgosnin edhe dy prej burrave të fisit, man Allamanin dhe  Shahin Allamanin.

“Man Allamani një kushëri i gjyshit ka bërë 4 vite burg. Në vitin 1948 Mani është dënuar me 4 vite burg. Është dënuar edhe Shahini, edhe ai, se sa vite burg nuk e kam. Edhe është liruar. Më vonë janë cilësuar kulakë. U është konfiskuar gjithë ajo pasuri, toka dhe këtej. Dhe vetëm kemi gjetur në arkiv ne, një dokument që i lihet vetëm një pjesë toke për nevoja familjare Dyl Allamanit, se ky ishte si kryefamiljar. Pushkatohet dhe i lihet vetëm një pjesë pasurie, pasuri toke, për nevojat familjare”, tha Halit Allamani.