Bie nga kati i dytë, 2-vjeçarja
shqiptare në gjendje të rëndë

Bie nga kati i dytë, 2-vjeçarja<br />shqiptare në gjendje të rëndë
ROMË - Një vajzë shqiptare vetëm 2 vjeçe ka rënë nga dritarja e banesës dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në Fossacesia, në banesën e një çifti shqiptar të moshave 40 dhe 30 vjeç.

Sipas policisë, vajza e mitur ka qenë duke lozur në dhomën e saj dhe në një moment kur prindërit e saj nuk e kanë pasur mendjen ajo është ngjitur në dritare dhe ka rënë nga kati i dytë në tokë.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i urgjencës dhe në vendin e ngjarjes ka mbërritur një ambulancë, pasi është njoftuar nga prindërit e 2-vjeçares. Fëmija është transportuar me helikopter në spitalin e Peskarës dhe është nën mbikqyrjen e mjekëve. Sipas kontrolleve të para të bëra nga mjekët, e mitura duhet që të rrijë së paku për 60 ditë në spital.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e ndodhur. Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shirat përmbysin Librazhdin, makinat ngecin në rrugë! Qytetarët i japin një të shtyrë

VIDEO/ Shirat përmbysin Librazhdin, makinat ngecin në rrugë! Qytetarët i japin një të shtyrë