Një 60-vjeçar ka humbur jetën në Vlorë, pasi ka rënë nga një pallat në ndërtim. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:55 në lagjen Uji i Ftohtë në Vlorë ku 60 vjeçari i identifikuar si A.P teksa punonte në një pallat në ndërtim ka rënë aksidentaslisht nga lartësia. 

Pavarësisht transportit në spitalin rajonal, 60 vjeçari nuk ka arritur t'i mbijetojë plagëve të marra. 

Pallati ku po punonte viktima, ishte i paligjshëm dhe pas verfikimeve të grupit hetimor, u vu në pranga bashkëpronari i pallatit, Maksim Hekurani dhe drejtuesi teknik i firmës Altin Karalli

Ndaj 70 vjeçari Maksim Hekurani rëndon akuza për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, ndërsa 53 vjeçari Altin Karalli akuzohet për ndërtim të paligjshëm dhe shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:40
Vlorë, 60-vjeçari ra nga pallati ku po punonte dhe vdiq, në pranga pronari administratori i punimeve! Policia: Ndërtimi, i paligjshëm

1684326474_policia.jpg

Policia e Vlorës ka arrestuar bashkëpronarin e pronarit në ndërtim ku humbi jetën punësori A.P 60 vjeç i cili ran ga lartësia ku po punonte. Në pranga ka rënë Maksim Hekurani, 70 vjeç. Po ashtu është arreestuar Altin Karalli, administrator i firmës së ndërtimit ku ishte i punësuar 60 vjeçari.

70 vjeçari, Maksim Hekurani akuzohet për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda. Ndërsa 53 vjeçari, Altin Karalli akuzohet për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, me qëllim fitimi dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.