Ra nga lartësia e pallatit, ndërron jetë punëtori i ndërtimit në Vlorë, në pranga pronari dhe drejtuesi teknik (EMRAT)

Një 60-vjeçar ka humbur jetën në Vlorë, pasi ka rënë nga një pallat në ndërtim. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:55 në lagjen Uji i Ftohtë në Vlorë ku 60 vjeçari i identifikuar si A.P teksa punonte në një pallat në ndërtim ka rënë aksidentaslisht nga lartësia. 

Pavarësisht transportit në spitalin rajonal, 60 vjeçari nuk ka arritur t'i mbijetojë plagëve të marra. 

Pallati ku po punonte viktima, ishte i paligjshëm dhe pas verfikimeve të grupit hetimor, u vu në pranga bashkëpronari i pallatit, Maksim Hekurani dhe drejtuesi teknik i firmës Altin Karalli. 

Ndaj 70 vjeçari Maksim Hekurani rëndon akuza për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, ndërsa 53 vjeçari Altin Karalli akuzohet për ndërtim të paligjshëm dhe shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:40
Vlorë, 60-vjeçari ra nga pallati ku po punonte dhe vdiq, në pranga pronari administratori i punimeve! Policia: Ndërtimi, i paligjshëm

1684326474_policia.jpg

Policia e Vlorës ka arrestuar bashkëpronarin e pronarit në ndërtim ku humbi jetën punësori A.P 60 vjeç i cili ran ga lartësia ku po punonte. Në pranga ka rënë Maksim Hekurani, 70 vjeç. Po ashtu është arreestuar Altin Karalli, administrator i firmës së ndërtimit ku ishte i punësuar 60 vjeçari.

70 vjeçari, Maksim Hekurani akuzohet për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda. Ndërsa 53 vjeçari, Altin Karalli akuzohet për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, me qëllim fitimi dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Redi: 19/05/2023 21:52

    Po Policia qofte ajo Bashkiake apo e Rendit ku ishin apo ne Narte per te kapur ndonje plake qe ben kotec pulash pa leje.Pfff Shtet shkerdhat

    Përgjigju
  • Iris: 19/05/2023 01:05

    Ne mes te Vlores,tek Uji i Ftohte,pallat dhe jo shtepi e vogel,apo lokal dhe u desh vdekja aksidentale e nje punetori,qe te zbulohej qe pallati ishte pa leje?! Po personat perkates te bashkise e policise, qe duhet te merren me parandalimin e ndertimeve pa leje, nuk do te ndiqen penalisht?

    Përgjigju
    • Uji i ftoht: 19/05/2023 08:19

      Ke te drejt per keto qe thua,ky i arrestuari ka emrin si pronar,ne te vertet eshte djali ka qen shef urbanistike i bashkise qe nga koha e gjikes e deri pak muaj me pare ,imagjinoni sa eshte pasuruar ky...,?( Me rrogen e bashkise...) nderton pallate dhe pa leje ,i ka korrupruar te gjitha istitucionet qe kane per detyre kontrollet. Prandaj Spaku duhet te kontrolloj te ardhurat e ketyre dhe kush e ka lejuar te ndertoj..

  • Genti: 18/05/2023 20:22

    A Maks Hekurani o shshunj te erdhi dita ti paguash te gjitha o maskara

    Përgjigju
  • Kafe.vergnano: 18/05/2023 13:54

    Lejohen vizita pa u marr vendimi? Pse per qytetaret shqiptare nuk eshte e mundur? Nuk rrezikon te prishen provat? Pse ministria e brendshme ka standarte te dyfishta?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale