Një 55 vjeçar në Librazhd ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga shkallët e një objekti privat.
Bëhet fjalë për 55 vjeçarin Besim Gjura. Fillimisht ai u dërgua në spitalin e Librazhdit dhe më pas në spitalin e Elbasanit por fatkeqësisht pasi gjendja e tij u rëndua dhe ka ndërruar jetë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Komento