VLORË- Një person ka rënë nga shtylla në fshatin Fitore të Vlorës, teksa po rregullonte një linjë interneti.

Një burrë rreth të 50-tave ka rënë me kokë në tokë. Ai ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spital.

"Rreth orës 20:00, në Spitalin e Vlorës ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi M. A., 34 vjeç, punonjës i një kompanie të shpërndarjes së internetit, pasi dyshohet se në punë e sipër ka rënë nga shtylla në fshatin Fitore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale", njofton policia.