Bie nga skela e katit të 2-të duke punuar, 59-vjeçari nga Pogradeci dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Foto ilustruese

Një punëtor ka rënë nga skela e katit të dytë teksa punonte në një banesë në Pogradec. I plagosuri është 59 vjeç i identifikuar si Reshit Laraku.

Ai është nisur me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Rënia nga lartësia i ka shkaktuar dëmtime trupore. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e 59 vjeçarit.

"Më datë 23.06.2021, rreth orës 11:30, në fshatin Hudënisht, Pogradec, shtetasi R. L., 59 vjeç, banues në këtë fshat, duke punuar në ndërtesën në pronësi të shtetasit Sh. P., (i pajisur me leje ndërtimi nga Bashkia Pogradec) dyshohet se është rrëzuar nga lartësia dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u transportua me helikopter në Tiranë për mjekim të specializuar", thotë policia.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

 

Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të jetë Berisha pjesë e grupit parlamentar të PD në Kuvend?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Ultimatumi i Kim, Kristaq Kume: Ligji ia garanton marrjen e mandatit Berishës, gjithçka është në dorë të tij! S’ka detyrim Basha ta largojë nga grupi parlamentar