Një ngjarje e rëndë është regjistruar në aksin Librazhd–Prrenjas, ku një person dyshohet se ka rënë nga ura e hekurudhës së Bushtricës.

Sipas të dhënave paraprake, viktima, një person i moshës rreth 60 vjeç, ka humbur jetën në vend si pasojë e rënies nga lartësia.

Në vendngjarje ndodhet policia, së bashku me grupin hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.