Bie numri i lindjeve në Fier e Elbasan

Në maternitetin e Elbasanit erdhën në jetë 1021 bebe gjatë vitit 2024, ose ndyshe 30 më pak se vitin paraardhës (2023).

Olgert Alla, Shef i Repartit Obstetrik- Gjinekologjik, tha për Report tv se kryesisht nënat e reja që lindin në Elbasan janë nga fshatrat, ndërsa gratë e qytetit në shumë raste zgjedhin te lindin ne maternitetet private të Tiranës. Po kështu në rënien e numrit të lindjeve ka ndikuar dhe emigrimi.

Situata është më kritike në qytetin e Fierit, aty ku godina e maternitetit është tejet e amortizuar dhe me lagështirë. E ndërtuar që në 1971, ajo nuk ka njohur asnjë investim. Drejtoresha e maternitetit, Kozeta Rama iu jep të drejtë nënave te reja që sjellin ne jete femijet e tyre në Tiranë sepse në Fier, materniteti nuk ka as tualete të mjaftueshme.

“Per sa i perket lindjeve ne kemi pasur renie ne numer dhe kjo besoj nje pjese e mire te grave te qytetit largohen per te lindur ne tirane. arsyeja kryesore mendoj se jane kushtet jo te mira te martenitetit te fierit i cili eshte goxha i amortizuar ne te gjithe katin ka 2 nyje hidrosanitare ky eshte problemi kryesor i ketij marteniteti qe grat shkojne per te lindur ne tirane megjithate nga takimi me zv kryeministren Belinda Balluku dhe ministren e shendetsise Albana Kociu eshte vendosur qe do filloj rikonstrucioni i martenitetit te fierit në 2025”, shprehet Kozeta Rama, drejtore e maternitetit të Fierit.

Në maternitetin e Fierit gjatë vitit 2024, lindën 1 mijë bebe e fatkeqësisht u shënuan 5 vdekje foshnjore. Ajo ç’ka vihet re është numri i lartë i lindjeve cezariane, që shkon në afro 20 për qind të shifrës total.

K.M/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Kukës/ Pezullohet mësimi për nesër në shkollat e 8 njësive administrative

Moti i keq në Kukës/ Pezullohet mësimi për nesër në shkollat e 8 njësive administrative