Nisja e vitit të ri shkollor ka sjellë emocione të mëdha për mijëra nxënës dhe mësues në të gjithë vendin.

Në klasat e para te Korçës janë regjistruar 52 vogelushe më pak se një vit më parë.

Në shkallë qarku, arsimi bazë dhe i mesëm shenon tkurrje prej 680 nxënësish krahasuar me vitin e kaluar. Situatë e ngjashme rënieje paraqitet në qarku e Beratit, ku arsimi 9-vjeçar dhe i mesëm numëron 770 nxënës më pak se vjet.

Shkodër, numri i nxënësve mbetet i qëndrueshëm, madje janë regjistruar 20 nxënës të rikthyer nga emigracioni.

Sfide mbeten zonat malore ku kane mbetur 2-3 femije, si ne Pult, Ana e Malit, Velipoje. Prinderit kanë kërkuar transferimin e tyre drejt shkollave të bashkuara.

Fier, klasat e para shënojnë një rritje të lehtë ndërsa klasat e 10-ta kanë pësuar rënie me 38 nxenes.

Ndërkohë në Gjirokastër problem mbetet mësimi me turne për shkollën "Urani Rumbo" për shkak të rikonstruksionit të godinës si dhe renia e numrit ne zonat rurale.

Në krahun tjetër, Lushnja shënon rritjen më të lartë në shkallë vendi, me 298 nxënës më shumë se vitin e kaluar, duke kapur një total prej 6,937 nxënësish.

Vëmendje të veçantë ka marrë shkolla e mesme profesionale bujqësore me 470 nxënës në total, ku janë rikonstruktuar konvikti dhe mensa për të pritur të rinjtë nga disa bashki.

Rritje shënohet edhe në qarkun e Lezhës, ku në klasat e para janë regjistruar 43 më shumë se vjet. Ndërsa në qarkun e Elbasanit këtë vit jane tre godina arsimore te rikonstruktuara. Ne qytetin e Elbasanit ka me pak nxenes ne klase te pare, por bashki të tjera si Librazhdi, Peqini dhe Gramshi shënojnë rritje të regjistrimeve.

Risi për këtë vit eshte programi pas shkolle, ne Vlore duke u dhënë mundësi nxënësve të zhvillojnë talentet e tyre në teknologji, art e zeje.

Në qarkun e Dibrës, sfide kryesore mbetet tkurrja e klasave në zonat rurale si pasojë e emigrimit, ndersa Kukesi ka arritur ta ruaje numrin e nxenesve.  Eshte rikonstruktuar shkolla “Avni Rustemi” me 800 nxënës..