Bie numri i vizitorëve që vijnë nga
Kosova dhe Maqedonia në Durrës

Bie numri i vizitorëve që vijnë nga<br />Kosova dhe Maqedonia në Durrës
TIRANE - Sipas operatorëve turistikë shqiptarë, këtë vit po shënohet një rënie e vizitorëve në plazhet e Durrësit nga turistët kosovarë dhe ata nga Maqedonia, ku si shkaqe janë edhe moti i paqëndrueshëm, por dhe zgjedhjet parlamentare. Por, ndërkohë, as numri i pushuesve vendas ditorë nuk duket të jetë masiv sivjet. Si rrjedhojë, plazhet e Durrësit të ofrojnë pamjen e një sezoni ende të pafilluar.

Me përfundimin e zgjedhjeve, operatorët turistikë shqiptarë pohojnë se kanë nisur edhe prenotimet, ndonëse ende jo në nivelin e dëshiruar. Sipas tyre, çmimet e ofruara janë të përballueshme për pushuesit, ngaqë nuk kanë ndryshuar shumë nga viti i kaluar.

Por, e njëjtë mbetet ndotja e detit nga ujrat e zeza, ashtu si edhe më parë, meqënëse filtrat e tyre po po funksionojnë. Përurimi i bujshëm, pak para zgjedhjeve, i impiantit të përpunimit të ujërave të zeza nga ana e kryeministrit Berisha nuk duket se ka sjellë ndonjë përmirësim. Me qindra hotele dhe ndërtesa përgjatë bregdetit vazhdojnë të funksionojnë me gropa septike, të cilat derdhen në det, pasi rrjeti dytësor i kanalizimit të ujërave të zeza nuk është ndërtuar, megjithëse duhej të ishte përfunduar që në vjeshtën e kaluar.

Problem tjetër, të paktën për një pjesë të operatorëve turistikë, mbetet infrastruktura energjetike dhe furnizimi me ujë, i cili edhe këtë verë do të mundësohet nëpërmjet autoçisternave dhe puseve.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Rama në tryezën e organizuar nga 'Antikorrupsioni': Ky Komision do nxjerr maksimumin e mendimit intelektual! Do zbatojmë detyrat për të kapur standardet e BE-së

Rama në tryezën e organizuar nga 'Antikorrupsioni': Ky Komision do nxjerr maksimumin e mendimit intelektual! Do zbatojmë detyrat për të kapur standardet e BE-së