Një pemë e vjetër pranë spitalit të Pediatrisë në Tiranë është rrëzuar në rrugë gjatë mesditës së sotme.
Rrëzimi ka ardhur për shkak të motit të keq dhe një degë e pemës ka rënë mbi traun hyrës të portës dytësore të QSUT.
Duke pasur parasysh se në këtë zonë ka një lëvizje të madhe të këmbësorëve dhe automjeteve, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, pasi pema ka rënë në një moment që nuk ka pasur lëvizje.
Dega e pemës ka rënë rreth 1 metër larg biletarisë në hyrje të spitalit dhe për fat të mirë nuk është dëmtuar as punonjësja që ndodhej brenda në ato momente.
Menjëherë pas ngjarjes, policisë bashkiake të Tiranës kanë prerë trungun për të mos vënë më në rrezik jetën e qytetarëve.
Faj ka gjelberimi I cili fle gjume dhe nuk kontrollon dhe te krasise deget e kalbura dhe ne qytet shikon kalbesirat e pemeve te rrezuara qe ne Rast aksidenti duhet te mbajne pergjegjesi
Përgjigju